RMV, Fakulteti Filozofik ka regjistruar studentë në ciklin e dytë dhe të tretë, pa diploma universitare

Studentë pa diploma universitare në Fakultetin Filozofik në USHKM në Shkup u regjistruan në studimet e magjistraturës dhe më pas në studimet e doktoratës. Kjo u zbulua nga Inspektorati Shtetëror i Arsimit dhe studimet e studentëve të regjistruar në mënyrë të parregullt u ndërprenë, shkruan MKD.mk, transmeton Portalb.mk.

Për profesorët universitar nga Fakulteti Filozofik, studentët e regjistruar në ciklin e dytë dhe të tretë nuk janë pa diploma ashtu siç po raportohet, por ato kanë kryer niveli profesionale të studimeve. Sipas tyre, gjatë një periudhe ka pasur akte normative që kanë rregulluar dhe mundësuar regjistrimin e këtyre studentëve në ciklin e dytë dhe të tretë

Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës thonë se janë identifikuar parregullsi, prandaj Inspektorati ka miratuar vendime përkatëse duke urdhëruar anulimin e regjistrimeve të përfunduara, në përputhje me kompetencat ligjore.

“Lidhur me çështjet që lidhen me kthimin e mundshëm të fondeve të paguara, kompensimin për kohën e humbur, si dhe pasojat për statusin e punës së personave të prekur, ju informojmë se këto çështje nuk janë në kompetencë të Inspektoratit Shtetëror të Arsimit, por ato mund të zbatohen në procedura të përshtatshme para autoriteteve dhe institucioneve kompetente”, thanë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Siç shkruan MKD.mk, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ka thënë se pas paraqitjes së një raporti, Inspektorati Shtetëror i Arsimit kreu një inspektim të jashtëzakonshëm. Pas inspektimit, u përcaktua se studentët ishin regjistruar në ciklin e dytë dhe të tretë të studimeve në Fakultetin e Filozofikë në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup pa përmbushur kërkesat e përcaktuara meLigjin për Arsimin e Lartë.

Studentët tani kërkojnë kthimin e parave të tyre, por nuk po marrin asnjë përgjigje nga dekanati. Jozyrtarisht, disa prej tyre tashmë kanë angazhuar avokatë, dhe pas raportit nga Inspektorati Shtetëror i Arsimit, paniku është përhapur në dekanatin e Fakultetit të Filozofisë.

Dy profesorët nga Fakulteti Filozofik, Maja Gerovska Mitev dhe Goran Ajdinski, reaguan pas shpërndarjes së lajmit se në Fakultetin Filozofik, janë regjistruar studentë në ciklin e dytë dhe të tretë pa përfunduar studimet e ciklit të parë, shkruan Skopjeinfo.

Profesoresha Maja Gerovska Mitev, ka shkruar se do të ishte korrekte që gjatë informimit të jepen të gjitha informacionet.

“Situata që është krijuar është rezultat i një periudhe në të cilën ishin në fuqi akte/rregulla ligjore, sipas të cilave studentët me studime profesionale të përfunduara në ciklin e parë (180 kredi) dhe studime të përfunduara të ciklit të dytë (60 kredi) mund të regjistroheshin në studime akademike në ciklin e dytë dhe të tretë. Studentët kishin përfunduar nivelin që kërkohej, fakulteti veproi në përputhje me rregulloret ekzistuese. Duhet kohë për të zgjidhur situatën në interesin më të mirë të studentëve. Informacioni juaj i paplotë dëmton më shumë studentët”, thuhet në komentin e profesoreshës Gerovska Mitev.

Profesori Goran Ajdinski, nga ana tjetër, shkroi se studentët e regjistruar në ciklin e dytë dhe të tretë kanë diploma. Siç tha ai, ata kanë përfunduar studime profesionale, jo akademike.

“Ka dispozita kontraverse në aktet normative ku thuhet qartë se ata nuk mund të regjistrohen, por ka edhe dispozita ku është e mundur në kushte të veçanta. Inspektorati ka vepruar, por procedura nuk është e plotë. Pra, kontrolloni me kujdes informacionin pa tituj sensacionalë ‘pa diploma’!? Dhe ky fenomen nuk është vetëm në Fakultetin Filozofik”, tha Ajdinski.

Nga ana tjetër, më 21 prill, Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, konfirmoi se ka pasur parregullsi në regjistrimin e studimeve në ciklin e dytë dhe të tretë në Fakultetin e Filozofisë.

“Në Fakultetin Filozofik u gjetën parregullsi, por jo në regjistrimin e studentëve të ciklit të parë, por në regjistrimin e studimeve pasuniversitare, të ciklit të dytë dhe të tretë. Inspektorati Shtetëror i Arsimit, arriti në përfundime, informoi fakultetin. Fakulteti duhet të veprojë dhe, për sa di unë, po vepron. Po pres raportin përfundimtar, pasi të ketë kaluar afati për veprim, në mënyrë që, si ministër i autorizuar në atë fushë, të mund të marr vendimin përfundimtar”, tha Ministrja Janevska.

Ndryshe, Dekani i Fakultetit Filozofikë është Oliver Bakreski, derisa gjatë periudhës kur studentët ishin të regjistruar, ai ishte Prodekan në Fakultetin Filozofik.

Kujtojmë se Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH), ka hartuar Propozim-ligj të ri për Arsimin e Lartë i cili u shoqërua me shumë kritika. Përveç Universitetit Nënë Tereza, Universitetit të Tetovës dhe Universitetëve të tjera në vend të cilët dërguan vërjejtje deri te Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Propozim-ligji ri për Arsimin e Lartë, u kritikua edhe nga akademikët dhe shoqëria civile.