Sot fillon edicioni i pestë i “The Park Festival” në Gostivar

Në parkun e Gostivarit as këtë verë nuk do të mungojë “The Park Festival”, edicioni i pestë i të cilit fillon sot, ku për katër ditë dhe natë me radhë do të sjellë para publikut një program të pasur kulturor, sportiv dhe artistik. Këtë vit në skenë do të ngjten artistët si Elvana Gjata, Noyzi, Elai, Gimi O dhe të tjerë, shkruan Portalb.mk.

Edicioni i pestë i “The Park Festival” do të realizohet në katër natë (22, 23, 24, 25 korrik) në gjithsej tre skena (Dandelion Stage, Amphi Stage dhe Joy Stage) ku do të përfshihen emrat shumë të njohur të muzikës vendase dhe asaj rajonale.

Si një festival veror, tashmë pesë vite me radhë “The Park Festival” ka arritur që të kthehet në një ndër manifestimet më të rëndësishme dhe më serioz të qytetit. Brenda këtyre pesë viteve, “The Park”, arriti që Gostivarin ta bëjë nikoqir të shumë emrave të njohur të botës së muzikës vendase, të rajonit dhe atë botërore.

Siç sqaruan nga Festivali paraprakisht për Portalb.mk, në këtë pesë vjetor programi është i dedikuar për të qenë festë, i shoqëruar me muzikë, art dhe sport.

Përpos aktiviteteve të lartpërmendura do të ketë edhe turne në futboll, street basketboll si dhe në kajak.

Më 24 korrik në ApmhiStage performojnë: Christian Khiarian, Soundcheck, Plan G, Marko Logout, Tamara Grujeska.

Më 25 korrik në Dandelion Stage (skena kryesore) performojnë: Noizy, Elvana Gjata, Elai, Gimi O, Vullnet Neziri, Nonejm & Adi, David Dreshaj, Apes, Agoni, Dj Ginger, Dj Crunk, Doe, Picho, Strapz.

Ky është programi i plotë:

The Park Festival
The Park Festival

 

Të gjithë të interesuarit mund të sigurojnë biletën e tyre në online në mktickets.mk ose fizikisht në pikëshitjet: Gostivar (Tobako Vona pet dhe Tobako B&B), Tetovë (Tobako Monako dhe Grand Tobako), Shkup (Literatura.mk në Skopje City Mall, East Gate Mall, Vero Jumbo), Kumanovë (Kafe Bar Agora).

Më tepër informata rreth programit gjeni në ueb-faqen e festivalit si dhe faqen në Facebook.

Ndryshe, “The Park Festival” organizohet që nga viti 2019 në parkun e Gostivarit nga Inbox Entertainment, i njëjti mbështetet nga disa sponsorë si dhe Komuna e Gostivarit dhe Ministria e Kulturës, ku këtë vit siç theksuan nga festivali, këtë jubile festivali hasi në probleme të mbështetjes së denjë financiare nga Ministria e Kulturës, madje duke rrezikuar ekzistencën e festivalit.