“The Park Festival” në Gostivar do të shënojë pesëvjetorin, në skenë: Elvana Gjata, Noyzi dhe të tjerë

Festivali “The Park Festival” në Gostivar këtë vit shënon pesëvjetorin me një program të pasur muzikor dhe me aktivitete të tjera nga datat 22 – 25 korrik. Për atë se cilat janë të veçantat e këtij viti dhe cili është programi i festivalit, Portalb.mk bisedoi me Vlora Demirin nga ekipi i marrëdhënieve me publikun të festivalit.

Edicioni i pestë i The Park Festival do të realizohet në katër natë (22, 23, 24, 25 Korrik 2023) në gjithsej 3 skena (Dandelion Stage, Amphi Stage dhe Joy Stage) ku do të përfshihen emrat shumë të njohur të muzikës vendase dhe asaj rajonale.

Si një festival veror, tashmë pesë vite me radhë “The Park Festival” ka arritur që të kthehet në një ndër manifestimet më të rëndësishme dhe më serioz të qytetit. Brenda këtyre pesë viteve, The Park, arriti që Gostivarin ta bëjë nikoqir të shumë emrave të njohur të botës së muzikës vendase, të rajonit dhe atë botërore. Mes të cilëve Elvana Gjata, Nozyi dhe të tjerë.

“Ky festival që nga viti i parë dëshmoi potencialin për ta transferuar një qytet të tërë në një festë, e cila bëri bashkë të gjitha etnitë, grupmoshat dhe preferencat”, theksoi Demiri.

Vlora tregon se ajo që e bën të veçantë festivalin këtë vit, është pesë vjetori i tij dhe se i gjithë programi është i dedikuar për të qenë festë në qyteti dhe kjo festë do të përfshijë një super atmosferë me muzikë, art dhe sport.

Vlora Demiri, foto nga arkivi personal - e përdorur me leje
Vlora Demiri, foto nga arkivi personal – e përdorur me leje

“Atmosfera festive e festivalit ka filluar që të ndihet prej tash”, tregon Vlora, ku numër i madh qytetarësh nga vendi dhe rajoni tregojnë një interesim të madh për këtë eveniment.

“Këtë edicion përkrah muzikës ku do të performojnë emra të mëdhenj të muzikës ky festival i jep vend të veçantë dhe sportit duke organizuar turne në Street Football, Street Basketball dhe Turne Kajaku. Dy turnetë e para kanë karakter garues ku të rinjtë me grupet e tyre do të mund të jenë pjesë dhe të jenë fitues, kurse turneu i kajakut i organizuar për herë të parë në Lumin Vardar në Gostivar është bashkëorganizim me Federatën e Kajakut nën mbështetjen e Agjencinë për Rini dhe Sport”, tha Demiri.

Më 24 korrik në ApmhiStage performojnë: Christian Khiarian, Soundcheck, Plan G, Marko Logout, Tamara Grujeska

Joy Stage, Nata e fëmijëve ku do të performojnë të rinjtë e Idance Studio nga Gostivari (studio e cila ka arritur të plasohet si një ndër më të suksesshmet në vallëzim konteproran në rajon, Europë dhe botë duke fituar medalje të arta), solo instrumente dhe ekspozita në pikturë si dhe animatorë.

Më 25 korrik në Dandelion Stage (skena kryesore) performojnë: Noizy, Elvana Gjata, Elai, Gimi O, Nonejm & Adi, David Dreshaj, Apes, Agoni, Dj Ginger, Dj Crunk, Doe, Picho, Strapz

Të gjithë të interesuarit mund të sigurojnë biletën e tyre në online në mktickets.mk ose fizikisht në pikëshitjet: Gostivar (Tobako Vona pet dhe Tobako B&B), Tetovë (Tobako Monako dhe Grand Tobako), Shkup (Literatura.mk në Skopje City Mall, East Gate Mall, Vero Jumbo), Kumanovë (Kafe Bar Agora) .

Më tepër informata rreth programit gjeni në ueb-faqen e festivalit si dhe faqen në Facebook.

Ndryshe, “The Park Festival” organizohet që nga viti 2019 në parkun e Gostivarit nga Inbox Entertainment, i njëjti mbështetet nga disa sponsorë si dhe Komuna e Gostivarit dhe Ministria e Kulturës, ku këtë vit siç theksuan nga festivali, këtë jubile festivali hasi në probleme të mbështetjes së denjë financiare nga Ministria e Kulturës, madje duke rrezikuar ekzistencën e festivalit.