Sonte në OBN Shkup do të ngjitet opera “Palaço” nga Ruxhero Leonkavallo, Deshira Ahmeti Kerliu në rolin e Nedës

Sonte (7 nëntor), në skenën e Operas dhe Baletit Nacional në Shkup, duke filluar nga ora 20:00, do të interpretohet opera dramatike “PALAÇO” nga kompozitori italian Ruxhero Leonkavallo një nga veprat më madhështore të verizmit operistik, e cila ka fituar audiencën në të gjithë botën për dekada të tëra, shkruan Portalb.mk.

Historia e dashurisë, pasionit dhe hakmarrjes, e përkthyer në operën “Palaço” do të interpretohet në skenën tonë nën dirigjimin e të ftuarit nga Hungaria, Koçar Balazh, me regji nga Dejan Proshev.

Skenografia është nga Ilina Angelovska, kostumet janë nga Nikola Buleski, koreografia është nga Olga Pango, mjeshtri i koncertit është Kliment Todoroski dhe mjeshtret e korit: Gjurgjica Dashiq dhe Jasmina Gjorgeska.

Foto nga opera “Palaço”. Foto: OBN
Foto nga opera “Palaço”. Foto: OBN

Në ekipin solistik marrin pjesë: Deshira Ahmeti Kerliu (Neda), Antonello Palombi nga Italia (Kanio/ PALAÇO), Marjan Jovanoski (Tonio), Dragan Ampov (Silvio), Jane Dunimaglovski (Arlekin), së bashku me korin, orkestrën dhe solistët e baletit të Operës dhe Baletit Nacional.

Foto nga opera “Palaço”. Foto: OBN
Foto nga opera “Palaço”. Foto: OBN

Opera “Palaço” është një nga veprat më të famshme të verizmit italian. Premiera e saj u shfaq në Milano në vitin 1892, dhe Leonkavallo e shkroi vetë libretin, i frymëzuar nga një ngjarje e vërtetë. Vepra eksploron vijën e hollë midis artit dhe realitetit, dashurisë dhe xhelozisë, të qeshurës dhe lotëve. Me arien e paharrueshme “Vesti la giubba”, kjo kryevepër prek çdo zemër dhe na kujton se edhe pas një maske të qeshurës mund të ketë dhimbje. “PALAÇO” është një nga operat më emocionale dhe më të interpretuara në histori.

Foto nga opera “Palaço”. Foto: OBN
Foto nga opera “Palaço”. Foto: OBN