“Sofra Shkupjane” sonte mbledh artistët e muzikës popullore në Sheshin “Skënderbeu”
Në kuadër të manifestimit tradicional “Vera Kulturore e Çairit 2026”, sonte më 19 qershor, duke filluar nga ora 20:00, në Sheshin “Skënderbeu” do të mbahet mbrëmja muzikore “Sofra Shkupjane”, e dedikuar promovimit të muzikës dhe traditës popullore shqiptare, shkruan Portalb.mk.
Publiku do të ketë mundësinë të shijojë një program të pasur artistik me interpretimet e shumë këngëtarëve dhe grupeve të njohura të muzikës popullore, të cilët do të sjellin atmosferën autentike të sofrës shqiptare dhe frymën tradicionale të Shkupit në zemër të Çarshisë.
Në këtë mbrëmje do të performojnë: Agim Band & Adnan Kamberi, Enes Seferi, Lindita Purellku, Nexhat Suma, Valon Suma, Albana Aliu, Zyber Avdiu, Bekim Dehari, Arshik Miftari, Niazi Thaçi, Gjyle Qollaku, Isa Lamallari, Aziz Murati, Adnan Daci, Shaip Sherifi, Nehat Curri, Vëllezërit Aliu dhe Zena Aliu.
“Vera Kulturore e Çairit 2026” vazhdon të ofrojë përmbajtje të larmishme kulturore, artistike dhe sportive, duke e kthyer Shkupin në qendër të rëndësishme të jetës kulturore gjatë sezonit veror.