Sindikata e Kulturës në RMV e pezulloi protestën për nesër, por paralajmëroi protestë për të martën nëse nuk realizohet premtimi

Protesta e paralajmëruar për nesër, u anulua edhe nga Sindikata e Kulturës së Republikës së Maqedonisë, duke shpresuar që do të realizohet premtimi i autoriteteve qeveritare, gjegjësisht kërkesa e sindikalistëve, transmeton Portalb.mk.

“Sindikata e Kulturës së RM -së, njofton anëtarët e saj dhe të gjithë punonjësit e kulturës se respekton vendimin e SASHK-ut për të pezulluar protestën e nesërme, të cilës është dashur t’i bashkohet edhe SKRM”, njoftoi Sindikata.

Ata paralajmëruan protestë menjëherë për të martën, në rast se nuk realizohet premtimi i autoriteteve qeveritare.

“Nëse të hënën më 22.04.2024 nuk fillon pagesa e pagave për muajin Mars në përputhje me Marrëveshjet Kolektive, SKRM tashmë ka paraqitur një protestë më 23.04.2024 në ora 13:30 para Ministria e Kulturës”, paralajmëroi Sindikata.

Ndryshe, kryetari i Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK), ka vendosur që ta anulon protestën e paralajmëruar për nesër, duke theksuar që protesta do të vazhdon të premten nëse nuk realizohen kërkesat të hënën.

Mbi 3,000 punonjës të institucioneve kulturore nuk kanë marrë rroga në muajin mars, pas disa ditëve do të ngelin edhe pa sigurim shëndetësor. Ata paralajmërojnë se nga e premtja (19.04) do të fillojnë me protesta që do të zgjasin deri sa nuk marrin rroga në përputhje me Kontratën e përgjithshme kolektive.