Si interpretohet situata politike në Kosovë në kanalet nacionaliste serbe?

Kanale në Telegram të lidhura me narrativat nacionaliste pro-serbe e pro-ruse kanë publikuar postime me tone mobilizuese dhe kërcënuese, duke tentuar t’i ndërlidhin zhvillimet politike në Kosovë me mundësinë e një përshkallëzimi të ri të tensioneve.

Postimet përpiqen të krijojnë narrativën sipas së cilës Kosova ndodhet në një moment dobësie politike, duke e interpretuar raportin mes Vjosa Osmanit dhe Albin Kurti për çështjen e presidentit si përçarje institucionale.

Në këtë kontekst, postimet përziejnë spekulime politike, glorifikim të figurave të dhunshme nga e kaluara dhe referenca të drejtpërdrejta ndaj sulmit terrorist në Banjskë, duke krijuar një diskurs që synon mobilizimin emocional të audiencës.