Si e festoi bota Vitin e Ri 2024

Teksa Viti i Ri 2024 afrohet, njerëzit në të gjithë botën po përgatiten ta festojnë në mënyra të ndryshme. Ky moment simbolizon jo vetëm kalimin e kohës, por edhe shpresën dhe pritshmëritë për vitin që vjen. Portalb.mk ju sjell pamje nga vende të ndryshme anembanë botës për të parë sëbashku se si e festohejnë ato Vitin e Ri.

Hong Kongu është ndër vendet e para që mirëpriti Vitin e Ri 2024. Me rreth 7 orë dallim prej nesh, ata e festuan Vitin e Ri kur në territorin tonë vajti ora 17:00.

Përderisa Hong Kongu, si një ndër regjionet më të mëdha të Kinës, e festoi Vitin e Ri me shfaqje të jashtëzakonshme fishekzjarresh, Foshani, i cili është një shtet më pak i njohur në Kinë dhe më tradicional, gjys ore më pas e priti Vitin e Ri me një shfaqje të madhe me kostume dhe veshje me motive tradicionale dhe të frymëzuara nga mitologjia dhe historia kineze.

Me 5 orë dallim, Kazakistani festoi Vitin e Ri 2024 me fishekzjarre por pa ndonjë eveniment të madh. Më poshtë ju sjellim pamje nga Astana, kryeqyteti.

Tajlanda theksohet këtë vit si vendi që lëshoi 50,000 fishekzjarre verbuese eko-miqësore ndriçuan qiellin përgjatë 1,400 metrave të lumit Chao Phraya.

Si pjesë e festës së Vitit të Ri në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe, në mesnatë pati një shfaqje fishekzjarresh në Burj Khalifa, rrokaqiellin më të lartë në botë.

Ndonëse jo me shfaqje fishekzjarresh, Ukraina festoi Vitin e Ri duke i mbledhur njerëzit nëpër rrugë të dekoruara me drita dhe me karroca publike.

Në Japoni, Viti i Ri është më shumë festë tradicionale dhe shpirtërore, qytetarët në Tokio por edhe në qytetet tjera të Japonisë shkojnë në tempull për t’i shprehur dëshirat për vitin që vjen. Pastaj organizohen festa nëpër qytet dhe disa rite që janë bartur brez pas brezi.

Qindra njerëz në Stokholm, kryeqytetin e Suedisë, anuluan festën e Vitit të Ri në shenjë solidariteti për banorët e Gazës. Ata i dhanë mbështetjen e tyre Palestinës. Pavarësisht motit të ftohtë, demonstruesit u mblodhën në sheshin Segels Torg, me ftesë të organizatave të shumta joqeveritare në vend, dhe në vend që të festonin Vitin e Ri, ata vajtuan fëmijët dhe civilët e vrarë nga Izraeli.

Abu Dabi theu rekord këtë vit me shfaqjen më mahnitëse të fishekzjarreve.

Londra, në vend të fishekzjarreve, dha një shfaqje dritash në karuselin e saj të famshëm “Syri i Londrës”.

Johanesburg në jug të Afrikës u bashkangjit në protestat për viktimat në Gazë në vend të festimit të Vitit të Ri 2024. Qindra qytetarë u mblodhën për të treguar se nuk e kanë harruar as luftën e as jetët që ajo po merr.

Shqiptarët në Kosovë, festuan të ulur në tavolina kafenesh të organizuara jashtë në sheshin e Prishtinës, duke parë fishekzjarret dhe më vonë duke shëtitur qytetin.

Tirana festoi Vitin e Ri 2024 me flamuj shqiptarë, koncert dhe fishekzjarre. Qendra ishte e mbushur me njerëz dhe qyteti i zbukuruar me drita të Vitit të Ri.

Maqedonia e Veriut iu bashkangjit festimit të Vitit të Ri me një koncert në qendër të Shkupit.

Portalb.mk ju uron shumë shëndet dhe suksese të reja në vitin 2024!