Pendarovski: Një vit i vështirë për shkak të krizave globale dhe të brendshme, por së bashku mund të bëjmë më shumë

Në urimin e Vitit të Ri drejtuar qytetarëve, presidenti Stevo Pendarovski thotë se vitin e kaluar nuk kemi pasur shumë arsye për gëzim dhe festë, sepse jemi marrë më shumë me amortizimin e krizave globale dhe të brendshme, e cila ka rezultuar me më pak zhvillim, shkruan Portalb.mk.

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, me rastin e festave të Vitit të Ri u dërgoi një urim qytetarëve. Në të ai thotë se vitin e kaluar nuk kemi pasur shumë arsye për gëzim dhe festë, sepse kemi pasur më shumë zhvlerësim të krizave globale dhe të brendshme, e cila ka rezultuar me më pak zhvillim.

“Pas nesh është një tjetër vit i vështirë në të cilin nuk kemi pasur shumë arsye për gëzim dhe festë. Krizat globale, së bashku me problemet tona të brendshme kronike të pranishme, kanë kontribuar që të mendojmë më shumë për zbutjen sesa për zhvillimin. Ne i shohim efektet rreth nesh: apati, mosbesim dhe zhgënjim tek qytetarët. Mirëpo, gjatë historisë kemi kaluar edhe kohë shumë më të vështira dhe nuk e kemi humbur besimin dhe shpresën”, thotë Pendarovski në urimin për qytetarët.

Ai bën thirrje për solidaritet dhe tolerancë individuale dhe kolektive.

“Duhet të kthehemi te vlerat që i japin kuptim jetës. Në vitin e ri le të jemi më të mirë, më të bashkuar, më tolerantë si individë dhe si komunitet. Le të kapërcejmë keqkuptimet që na pengojnë prej vitesh. Në vend të garës për të mira materiale, le t’i japim përparësi mirësisë, të ndihmojmë njëri-tjetrin, të ndërtojmë një shoqëri humane dhe fisnike. Sinqerisht, uroj që në vitin 2024 mbi të gjitha të na shërbejë shëndeti. Pavarësisht nga përkatësia etnike, politike, fetare, gjinore apo çfarëdo përkatësie tjetër, ne të gjithë jetojmë nën të njëjtin qiell, thithim të njëjtin ajër, ndajmë së bashku të mirat dhe të këqijat. Dhe me përpjekje të përbashkëta mund t’i sjellim begati atdheut tonë të vogël por të bukur”, tha presidenti Pendarovski.

Ditëve të fundit presidenti ndau mirënjohje dhe çmime, si dhe dha një fjalim për rastin e fundvitit.