Shumë shtete të Evropës ende nuk mundësojnë qasje të shpejtë në aborte të sigurta

Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon që shtetet të mundësojnë qasje të shpejtë në aborte të sigurta. Megjithatë, asnjë nga vendet anëtare të BE-së nuk po i përfillin këto rekomandime, shkruan Euractiv, transmeton Portalb.mk.

Ndërprerja e shtatzënisë sipas dëshirës është parakusht për barazinë gjinore: çdo femër shtatzënë duhet të ketë mundësi të vendosë mbi trupin e vet. Megjithatë, në shtetet evropiane, mundësia e ndërprerjes së shtatzënisë është e kufizuar në shumë mënyra. Kjo sjell aborte të pasigurta, të cilat rrezikojnë shëndetin dhe jetën e personave të prekur, dëmtojnë të drejtat e tyre njerëzore dhe në fund ulin nivelin e demokracisë.

Zhvillimet aktuale nuk po e bëjnë aspak të lehtë qasjen në ndërprerje të shtatzënisë.

Poloni, ndërprerja e shtatzënisë lejohet në një sërë rrethanash që sa vijnë e kufizohen dhe dispozita në fakt mbetet prapa kuadrit ligjor për shkak të klimës politike.

Hungari, grave shtatzëna që kërkojnë ndërprerjen e shtatzënisë tani u kërkohet të dëgjojnë rrahjet e zemrës së embrionit.

Itali, një numër i madh i mjekëve refuzojnë të kryejnë aborte. Në Finlandë, u debatua një klauzolë që u lejon mjekëve pikërisht këtë mundësi për refuzim.

Malta vetëm pak e ka zbutur ndalimin e saj të mëparshëm të plotë për ndërprerjet e shtatzënisë, pavarësisht përpjekjeve të gjata drejt liberalizimit.

Në shumicën e vendeve evropiane, ndërprerja e shtatzënisë mbetet e kriminalizuar. Kjo do të thotë që personeli mjekësor që i kryen këto procedura dhe/ose personi shtatzënë mund të burgoset ose gjobitet nëse nuk plotësohen kushtet specifike. Kjo sjell aborte të pasigurta dhe rrit kostot financiare dhe organizative të lidhura me ndërprerjen e shtatzënisë jashtë sistemeve formale të kujdesit shëndetësor.

Femrat që duan abort janë nën presion të madh dhe duhet të rrezikojnë të ardhurat, sigurinë, shëndetin apo edhe jetën e tyre për t’i dhënë fund një shtatzënie të padëshiruar. Grupet e cenueshme si njerëzit me ngjyrë, personat LGBTIQ* dhe njerëzit që përjetojnë shpërdorim në familje e kanë veçanërisht të vështirë të kërkojnë abort.

Ndërprerja e shtatzënisë ende çështje debati, vetëm Suedia dhe Holanda i kanë ligjet e definuara

Përderisa Suedia dhe Holanda kanë dekriminalizuar abortin pothuajse që pesë dekada, shtetet tjera edhe sot e kësaj dite me shumë vështirësi po përparojnë në këtë drejtim.

Francë, procesi i përfshirjes së të drejtës për qasje ndaj abortit në Kushtetutën kombëtare është nisur. Abortet ishin dekriminalizuar në vitin 2016 dhe tani janë të ligjshme deri në javën e 14-të të shtatzënisë dhe jo në javën e 12-të.

Spanja po zbaton reforma nga shkurti i këtij viti: koha e pritjes dhe konsultimet e detyrueshme janë hequr. Autoritetet rajonale duhet të sigurojnë qasje në spitalet publike për të adresuar pabarazitë rajonale.

Belgjika po debaton një zgjatje të kohës së aborteve të ligjshme deri në 18 javë.

Qeveria gjermane ka ngritur një komision për të shqyrtuar nëse dhe si mund të dekriminalizohet ndërprerja e shtatzënisë.

Suedia dhe Holanda janë parë prej kohësh si më liberalet dhe më të suksesshmet në garantimin e qasjes në aborte. E para me dekriminalizimin që nga viti 1976, e dyta përmes legalizimit të aborteve deri në javën e 22-të të shtatzënisë.

Një pamje e përzier gjendet në nivel evropian: Komisioni Evropian heziton pasi përgjegjësia bie mbi shtetet anëtare. Parlamenti Evropian ka qenë më aktiv dhe kërkon që e drejta e qasjes për abort të përfshihet në Kartën e të Drejtave Themelore të Bashkimit Evropian.