Shqipëria nuk e llogarit Bullgarinë, me dy gola arriti fitore (VIDEO)

Shqipëria ka marrë një fitore të bukur në miqësoren kundër Bullgarisë në “Air Albania” me shifrat 2-0, raporton ABC.

Pjesa e parë ka qenë një dominim total nga ana e kuqezinjve, si në qarkullim topi, ashtu edhe në raste të krijuara. Goli i parë erdhi në minutën e 41’ të pjesës së parë, ku Laçi finalizoi pas një aksioni të bukur ekipor.

Pjesa e dytë ishte pothuajse e njëjtë, me kryefjalën që ishin kuqezinjtë tanë. Goli i dytë erdhi në minutën e 82’, ku Ernest Muçi shënoi një perlë nga një largësi e madhe, duke shpartalluar portën e bullgarëve.

Kombëtarja shqiptare ka treguar edhe në këtë miqësore formën e jashtëzakonshme që po kalon. Një punë ekipore fantastike dhe me një lojë të mrekullueshme të organizuar. “Foleja e Shqiponjave” ishte edhe këtë herë e mbushur plotë, me tifozët kuqezi që nuk i lënë asnjëherë vetëm luftëtarët e kombëtares.

GOLI PARË 

GOLI DYTË