Republikanët prezantuan projektligjin për ngrirjen e 6 miliardë dollarëve të fondeve iraniane

Republikanët e Senatit të ShBA-së prezantuan sot një projektligj që do të ngrinte edhe një herë 6 miliardë dollarë të fondeve iraniane që ishin liruar në fillim të këtij viti në një marrëveshje pengjesh.

Nuk ishte menjëherë e qartë nëse akti i propozuar “Për revokimin e fondeve iraniane” do të merrte mbështetjen e nevojshme nga të gjithë Republikanët – por senatorët e moderuar demokratë Joe Manchin dhe Jon Tester, kanë shprehur më parë mbështetje për ringrirjen e përhershme të këtyre fondeve, raporton NBC News, transmeton Klankosova.tv.

Irani ka qenë prej kohësh një mbështetës i Hamasit për një kohë të gjatë, por autoritetet amerikane nuk e lidhin Teheranin me sulmin e grupit terrorist ndaj Izraelit.