Shqipëria kaloi në play-off të Botërorit 2026
Kombëtarja shqiptare ka triumfuar në ndeshjen e parafundit të fazës kualifikuese për Kupën e Botës 2026, duke mposhtur Andorrën me rezultat 0-1 dhe duke siguruar pjesëmarrjen historike në fazën play-off, transmeton Portalb.mk.
Takimi u zhvillua në stadiumin “FAF” në Andorra, ku goli vendimtar u shënua nga Kristjan Asllani në minutën e 67-të, duke i dhënë fitoren ekipit kuqezi.
Federata Shqiptare e Futbollit reagoi menjëherë pas ndeshjes në rrjetet sociale:
“Ëndrra Botëror vazhdon. Për herë të parë sigurojmë play-off pas klasifikimit në vendin e dytë në grupin K të kualifikueseve të Botërorit 2026.”
Shqipëria bën pjesë në grupin K së bashku me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën.
Ndeshja e fundit e kuqezinjve në këtë fazë do të zhvillohet më 16 nëntor në Tiranë, kundër Anglisë .