Shpresë për shqiptarët e Maqedonisë

 

Një here një lolo e oborrit të kalifit të fuqishëm të Abasidës – Harun Al-Rashid, u pat ulur në fronin e kalifit. Rojet sa e panë dhe gati sa nuk e bënë copë-copë: – “E kush të ka lejuar ti lolo të ulesh këtu”? “Epo, ju duhet ta dini se që nga sot unë jam kalifi i Abasidës” – u përgjigj lolo. Pasoi një rrahje aq brutale sa piskamat e lolos u dëgjuan edhe nga vetë Al-Rashid. “Pse po e rrehni lolon e gjorë”?! – pyeti ai rojet. “I madhi Kalif, ky thotë se që nga sot ai vetë do jetë Kalifi”. “E si nuk e keni ditur se lolos së oborrit i lejohet gjithçka të flet”- i qortoi rojet Rashid dhe i dëboi. Por, lolo e oborrit akoma më fort vazhdoi të qajë e ulërij! “E çfar ke tani”? – i bërtiti Rashid. “Lartëmadhëri  – imagjinoni sa rrahje kam marrë vetëm për shkak të një gënjeshte nga ky vend. E sa dajak do merrnit ju që nga ky vend keni thënë mijëra gënjeshtrash!” – përfundoj lolo.

Në çdo oborr ka lolo, por te organizimi politik shqiptar në Maqedoni lolot kanë oborrin e vet. U pasuruan lolot duke u varfëruar një popull i tërë, i cili tani më ka lënë shtëpitë shkretë. Rinia masovisht ka lëshuar vendin, duke mendua se çdokund tjetër në botë do e ketë më mirë se në vendlindjen e vet! Politika e sëmurë, vendlindjen e popullit e shndërroi në spital kolektiv mendor. Kjo garniture që 22 vjet udhëhoqi me fatin apo fatkeqësinë e popullit, çdogjë bëri për vete dhe asgjë për popullin. Ngritën piramidat e tyre kurse për popullin vetëm shkretëtirën.

Politika e gabuar ndër vite bëri që gjeneza shqiptare dukshëm të dëmtohet. Shumë të ri të aftë u larguan, kurse vetëm do servilë partiak u avancuan. Kjo vrau shpresën për një shoqëri të shëndoshë e të përparuar. U kultivua kultura e mosdijes, e egoizmit, e keqpërdomeve dhe e korruptimit. Ndodhi dundja e eksodit që do shënohet në një histori të zezë të këtij populli. Mbi 300 mijë të rinj kanë lëshuan vendin duke krijuar mjerim masiv familjar. Trishtuese janë analizat e demografëve se në pjesën veri-perëndimore të shtetit shpërngulja e popullatës së re shqiptare që moti ka kaluar gjysmën (në rajonin e Strugës 59%, të Zajazit 63%, të Pollogut 64%, të Sarajit 33%, të Shkupit 28%, të Likovës 66%).  Ky është tmerr i paparë ndër shekuj! Por, çdo gjë ka pikën e vlimit, të cilën tentojnë ta mbulojnë me një truk të radhës – “kryeministri i parë shqiptar”, që në esencë është një mashtrim që tanimë nuk shitet. Krijohen mjegulla të zeza që të shpëtohen do ujqi të zi. Pushtetit kjo i konvenonte sepse ma mirë e ka të pasuroj një grusht keqpërdoruesish në këmbim të eksodit etnik shqiptar. Këso keqpërdorimeve edhe avokati i djallit mund t’ua ketë zilinë.

Në shtëpi të mëdha të ndërtuar nga kurbetçarë, tani jetojnë do pleqë që s’dinë ç’të bëjnë me vetveten. Duket se çdo oborr diku në botë ka një lolo të vet, kurse këtu te ne në Maqedoni lolot kanë oborin e vet. Ata bënë që dikush të bëjë një jetë ëndërrash, kurse për gjithë tjerët jeta mbetet ëndërr. Gënjyen, mashtruan dhe shkatërruan dhe tani eksodin e shpallin si “modë ballkanike”. E si ndodhi që shpiptarët e Maqedonisë të kenë shpërngulje tri herë mbi mesataren e Ballkanit Perëndimor?! Ikën sepse s’duan gjykata mashtruese, prokurorë mashtrues, ligje mashtruese, media mashtruese, drejtësi mashtruese, jetë mashtuese. Jetë me frikë për gjithçka!

Duhej të del një Kurti, që kësaj tragjedie t’i del ballë dhe t’ua përkujton se gjithçka ka fundin e vet. Ai ua bën me dije njerëzve se nëse nuk dini se ku shkoni, të gjitha rrugë çojnë në ate drejtim. Në të kaluarën sikur u bë praktikë që çkamos që premtohej në tokë, realizimet të mbeten në qiell. E më pas gjithçka të bjenë në ujë si të ndodh tenderi i parë. Dëshirat e ndezura të ndokujt që moti kanë shuar shpresat e shumë kujt. Edhe para katër vitesh premtuan kryeministrin katërvjeçar që pastaj ta hudhin në deponë e gjërave të humbura. Na mësuan se përtej fundit paska edhe një fund tjetër.

Por, edhe kartat mashtruese e kanë fundin e vet. U harrua edhe “agjenda e gjelbërt”, e cila në fakt ishte tejet e zezë”. Iu pat ofruar ekologji e gjelbër popullit i cili tanimë shifte vetëm zi! Brukseli për vite ngulte këmbë për reforma thelbësore në ekonomi, arsim, gjyqësi, por amnistia ligjore e krimit ishte urinim mbi këte synime. Pushtetarët e këtushëm shqiptarë për dekada s’dinë se çka është zhvillimi ekonomik, a mu ajo i duhej popullit. Të gjitha investimet e jashtme shkuan në pjesën maqedonase të shtetit, kurse këndej vetëm lavdatat boshe. Tanimë më lehtë e kemi të shkojmë në këmbë në Hënë se sa të ofrojmë vlera, të cilat tani duket se pak kujt mund t’ia ofrojmë. Shqiptaria këtu ka humbur logjikën e shpresës, sepse ajo është mësuar me të keqen. Ajo s’beson më në të mirën.

Të përkujtojmë para do vitesh, kjo garniture shqiptare që sot lëvdohet me pushtet bosh, pat pranuar (në kohën e Gruevskit) që edhe shtimi i natalitetit të bëhet vetëm në pjesë maqedonase. Për fat pas dy vite këte turp e pat rrëzua Gjykata Kushtetuese me arsyetim se bëhej diskriminimi i rëndë mes fëmijve. Madje u pat pranuar edhe luani i VMRO-së si stemë shtetërore, që tani do ta kishim në çdo institucion, në çdo dokument zyrtar, në çdo uniformë policore e ushtarake, në çdo institucion. Por, falë mosvotimit të dy deputetëve shqiptar që s’dëgjuan partinë e tyre kjo ra në ujë. Një liliput ordiner si Gruevski u patë shndërrua në polifem gjigant, kurse udhëheqësit shiptar në vrimë të miut. Më pas ndodhi Kumanova me qëllim që të shpëtohet mafia vendase. U krijua një mjegullë e ëzezë për t’u fsheh punët e zeza!

E pakupueshme është që aq vite në pushtet të mos të kihet ndjenje elementare se njerëzve u duhet zhvillim e punësim. Shumë ekspertë nga vendet që kanë zhvillim të hovshëm ekonomik thuajnë se me resurset ekzistuese në Maqedoni për disa vite mund të bëhet bum ekonomik, që do siguronte mirëqenie jo vetëm për popullatën ekzistuese, por edhe për kthim të asaj pjese që akoma s’ka lëshuar rrënjët në Perëndim. Por, akoma nga fjala “zhvillim” këtu nuk ekziston as germa “Zh”. Patriotizmat e rejshëm s’pinë më ujë këtu. Njerëzit që kanë mbetur nuk blejnë më mall të prishur në amballazhim atraktiv. Jemi në prag të përmbytjeve të intrigave dhe mashtrimeve politike. Kaloi koha kur për dikend njerëzit besonin se ai person dokishte shpëtim për të sëmurit, sy për të verbërit, e shpitpër të vdekurit! Kurti, që këtu ndjehet si shpëtimtar duket se shumë mirë e di se çka duhe bërë.