Shkup, Prokuroria ka nisur procedura kundër gjashtë të miturve të dyshuar për dhunë dhe vjedhje

Prokuroria Themelore Publike Shkup, gjyqtarit për fëmijë në Gjykatën Themelore Penale Shkup, ka dorëzuar kërkesë për fillimin e procedurës paraprake kundër dy fëmijëve në konflikt me ligjin, të  moshës 15 vjeçare, të cilët dyshohen se kanë kryer vepra që me ligj konsiderohen si vepër penale – Dhunë sipas nenit 386 paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal, transmeton Portalb.mk.

Më 9 shkurt, në rrugën “Miroslav Krlezha” në Shkup, dy të miturit kanë kërcënuar sigurinë e një vajze tjetër, duke ushtruar dhunë të rëndë ndaj viktimës. Vajzat fillimisht kanë biseduar dhe kanë nisur të debatojnë, më pas të dy e kanë kapur viktimën dhe e kanë rrëzuar në tokë, e më pas e kanë goditur me grushte dhe shkelma derisa një dëshmitar i ngjarjes i ka ndarë. Kjo i shkaktoi vajzës lëndime fizike, si dhe ndjenjë ankthi në publik.

Gjatë procedurës, prokurori publik propozon që të dëgjohen fëmijët në konflikt me ligjin dhe të dëmtuarin, si dhe dëshmitarët e ngjarjes, të merret dëshmia e ekspertit për llojin dhe natyrën e lëndimeve, t’i ofrohen regjistrimet e dëshmitarëve në ngjarje, të merret mendim nga Qendra për Çështje Sociale, si dhe të ndërmerren të gjitha veprimet e tjera të nevojshme.

Duke vepruar në një rast tjetër, prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup, ka dorëzuar tek gjyqtari për fëmijë në Gjykatën Themelore Penale Shkup, kërkesë për inicimin e procedurës përgatitore kundër katër fëmijëve në konflikt me ligjin, të moshës 15 dhe 17 vjeçare, të cilët dyshohet se kanë kryer vepra të parapara si vepër penale – Vjedhje nga neni 237 paragrafi 4 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal.

Që të katër, më 12 shkurt, pranë një këndi lojërash për fëmijë në lagjen Nerez, i kanë marrë me dhunë celularin e një fëmijë të lindur në vitin 2007. Ata e kanë përgjuar viktimën në këndin e lojërave dhe e kanë sulmuar duke e goditur me duar dhe këmbë në kokë dhe trup, duke i shkaktuar lëndime në formë të mavijosjeve në kokë, nga të cilat viktima ka humbur ndjenjat. Më pas ia hoqën telefonin nga xhepi i xhaketës dhe ikën. Për këta katër fëmijë në konflikt me ligjin, të cilët janë përsëritës të veprave të tjera penale, me propozim të prokurorit publik, Gjykata caktoi masën e paraburgimit, duke vlerësuar se janë plotësuar bazat ligjore.

Duke marrë parasysh ndjeshmërinë e procedurave në të cilat të miturit paraqiten si autorë dhe viktima dhe domosdoshmërinë e mbrojtjes së plotë të identitetit të tyre gjatë procesit, Prokuroria Publike apelon tek mediat dhe opinioni i gjerë që të shmangin sensacionalizmin dhe përgjegjësinë më të madhe në raportim, komentim dhe shkëmbim i përmbajtjes dhe informacionit në lidhje me veprat penale të kryera nga fëmijët.