Për dy ditë radhazi me 30 dhe 31 maj 2026 u zhvillua Kampionati individual i RMV-së në boks për Senior, Youth U18, Junior dhe Kad4t. Në këtë kampionat morën pjesë të gjitha klubet e regjistruara pranë Federatës së Boksit të Maqedonisë së Veriut për vitin 2026, transmeton Portalb.mk.
Kampionati shtetëror solli 26 duele shumë interesante, ku boksierët nga klube të ndryshme të Maqedonisë së Veriut u përballën në ring, duke ofruar ndeshje cilësore dhe atmosferë sportive.
Në kampionatin individual RMV për klubin Shkëndia boks boksuan pesë boksierë, fituan tre medalje të arta, një të argjendtë dhe dy te bronzta.
Kampion u shpallën Muharem Muaremi (Senior -85kg), Semi Elmazi (Youyt senior -60kg) dhe Ilir Selmani (Junior-52kg).
Nënkampion u shpall Rejan Qazimi (Kadet 54kg).
Në vend të tretë -Slavço Trpeski (Youth Senior 65kg), Donjet Ramani (youth Senior 75kg).
“Besimi është një pjesë e rëndësishme e boksit. Nëse nuk mendon se do t’ia dalësh, s’ia del dot. Nga fillimi i kampionatit vitit 2026 kam pasur besim te boksierët e mi se do t’ia dal për të nxjerrë edhe Kampion në garat individuale. Ndjehem krenar për sukseset që patën boksierët tetovarë dhe për të siguruar një të ardhme të ndritur për këtë sport, duhet të vazhdohet investimi dhe avancimin e infrastrukturës së boksit. Vetëm në këtë mënyrë, Tetova mund të vazhdojë të përfaqësohet me lavdi në arenën e boksit vendor dhe ndërkombetarë”, tha Jusuf Hashimi.