Shkencëtarët kanë zbuluar kafkë 16-milionëvjeçare të fosilizuar të një delfini në Peru

Studiuesit nga Universiteti i Cyrihut kanë gjetur një kafkë të fosilizuar 16-milionëvjeçare që i përket një lloji gjigant delfini në lumin Amazon në Peru, transmeton Anadolu.

Sipas një lajmi të publikuar nga “The Guardian”, u përcaktua se familjari më i afërt i species së zhdukur të delfinëve jeton 10 mijë kilometra larg në Azinë Juglindore.

Aldo Benites-Palomino, autori kryesor i hulumtimit, ka thënë se fosili i përkiste familjes Platanistoidea e cila jetoi midis 24 milionë dhe 16 milionë vjet më parë dhe ishte deri në 3.5 metra e gjatë.

Duke vënë në dukje se ka zbuluar llojin e delfinit të quajtur Pebanista yacuruna në vitin 2018, Benites-Palomino ka thënë se puna e tij ishte ndërprerë për shkak të pandemisë së COVID-19.

Ai ka deklaruar se kjo specie e delfinit të lumit besohet se është larguar nga oqeanet për të gjetur burime të reja ushqimore në lumenjtë e ujërave të ëmbla.

Hulumtimi është botuar në revistën “Science Advances”.