Policia e Maqedonisë së Veriut arrestoi pesë persona për vjedhje të materialeve me vlerë historike

Në Maqedoninë e Veriut u arrestuan pesë persona për shkak dyshimeve se kanë vjedhë materiale që kanë vlerë historike. Ata akuzohen për “përvetësim të të mirave nën mbrojtje të përkohshme ose trashëgimi kulturore ose burime natyrore”, transmeton Portalb.mk.

“Për shkak të dyshimit të bazuar për kryerje të veprës penale “përvetësim i të mirave nën mbrojtje të përkohshme ose trashëgimisë kulturore ose burimeve natyrore” sipas nenit 265 të Kodit Penal, u privuan nga liria I.A. (61) dhe S.A. (63), të dy nga fshati Jakimovë, rrethina e Vinicës, D.T. (66) nga Koçani, M.I. (62) dhe J.M. (30), të dy nga Vinica”, raportoi Policia.

Arrestimet janë kryer pas bastisjeve në Vinicë dhe rrethinë, ku në veturën “Fiat Bravo” dhe “Opel Vektra” janë gjetën detektor metali dhe vegla.