Shifër rekorde prej 190 milionë eurosh shpenzuan komunat në RMV për prokurime publike në vitin 2024

Në vitin 2024, 80 komunat dhe Qyteti i Shkupit lidhën gjithsej 4,006 kontrata prokurimi publik me vlerë 11.7 miliardë denarë, ose 190 milionë euro. Vetëm në vitin 2024, vlera e tenderëve komunalë u rrit me 16 përqind, ose 26 milionë euro. Komunat e Shkupit, Gazi Baba, Aerodrom dhe Kisella Voda, patën rritjen më të madhe të vlerës së tenderëve. Qyteti i Shkupit humbi primatin për herë të parë dhe, me një rënie vjetore të vlerës së tenderëve prej 11.5 milionë eurosh, është në vendin e gjashtë, transmeton Portalb.mk.

Komunat lidhën kontrata prokurimi publik me 1,210 kompani.

Plot një e katërta e vlerës totale të tenderëve lokalë përfundoi me vetëm 10 kompani.

Në krye të listës sipas vlerës totale të kontratave është EDS (Energy Delivery Solutions) me një vlerë kontrate prej 500 milionë denarësh, ose rreth 8 milionë euro.

Komunat shpenzojnë mesatarisht 28% të buxheteve të tyre për prokurime publike.

Vlera më e lartë e prokurimeve për frymë është në Dojran, 675 euro, dhe më e ulëta është në Qytetin e Shkupit, vetëm 14 euro.

Të gjitha të dhënat mbi prokurimet publike sipas komunës, kompanisë dhe vitit nga viti 2015 e tutje mund të gjenden në Bazën e të Dhënave të Prokurimeve Publike Komunale.

Lexojeni të plotë hulumtimin KËTU.

Kujtojmë se në hulumtimi i fundit të Qendrës për Komunikime Civile, Shoqata e Këshilltarëve Tatimorë dhe Aktivo tregoi se përmes Regjistrit të pronarëve të vërtetë, është zbuluar pronësia në kompani të personave të ekspozuar politikisht (kryetarë komunash dhe ministra), të cilët nuk ishin raportuar në deklaratat e interesave të paraqitura në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK).

41 nga 360 zyrtarët e mëparshëm dhe aktualë të analizuar, raportohen si pronarë të vërtetë në një kompani, 23 prej këtyre zyrtarëve i fshehën plotësisht ose pjesërisht aksionet e tyre në kompani kur paraqitën deklaratë interesash në KSHPK.