Vendimet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut nga seanca e sotme

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme ka miratuar tekstin për propozim-ligjin për ndalesën e praktikave të padrejta tregtare, dhe disa propozime të tjera, transmeton Portalb.mk.

“Në seancën e sotme u miratua teksti i propozim-ligjit për ndalesën e praktikave të padrejta tregtare, në zinxhirin e furnizimit me prodhime bujqësore dhe ushqimore”, raportoi Qeveria, në lidhje me këtë propozim të Ministrisë së Ekonomisë që synon harmonizimin me direktivat evropiane.

Në këtë seancë u miratuan edhe propozim – ndryshimet e ligjit për shërbimet e prokurorisë publike dhe gjyqësorit me qëllim harmonizimin e rrogave me Ligjin për rrogën minimale. Ky është një propozim i Ministrisë së Drejtësisë, ku paga minimale do të shndërrohet nga pjesë e rrogës bazë në pikë shtesë për titull.

Qeveria vendosi të kërkon mendim me shkrim nga Këshilli i prokurorëve publik në lidhje me konkursin me emërimin e prokurorit publik të shtetit.