SHBA dhe Britania mbështetën deklaratën e G20 në Indi
Liderët botërorë janë mbledhur në Delhi për ditën e dytë dhe të fundit të samitit të G20. Samiti shënohet nga mungesa e Vladimir Putin të Rusisë dhe Xi Jinping të Kinës, ndërsa është larguar edhe presidenti amerikan, Joe Biden, raporton ABC.
Dita e parë dhuroi momente mjaft pozitive, duke përfshirë anëtarësimin e përhershëm të Bashkimit Afrikan në G20.
India njoftoi gjithashtu se u arrit një konsensus për një deklaratë të përbashkët që do të miratohej në fund të samitit. Kjo arritje e madhe u përshëndet nga Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe shumë vende të tjera.
Ukraina ka thënë se është e zhgënjyer nga deklarata, e cila nuk e përmend Rusinë dhe as nuk e kritikon drejtpërdrejt për luftën. Kryeministri indian Narendra Modi ia dorëzoi presidencën e G20-ës, presidentit te brazilit, Lula da Silva.
Ky i fundit garantoi se nuk do të arrestohet presidenti rus Vladimir Putin, nëse do të marrë pjesë në samitin e radhës në Brazil.