Saubermacher Tetovë fton diasporën të kontrollojë dhe raportojë çdo pasaktësi në të dhënat kadastrale
Saubermacher Tetovë inkurajon diasporën të kontrollojnë dhe raportojnë çdo pasaktësi të mundshme në të dhënat kadastrale, në mënyrë që të shmangen kostot e panevojshme në të ardhmen, transmeton Portalb.mk.
“Për lehtësinë tuaj, faturat mund të paguhen shpejt dhe lehtë përmes platformave tona online, të tek të cilat ka qasje në çdo kohë”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu thuhet se tre zyrat e Saubermacher Tetovë janë të hapura për t’u shërbyer në lokacionet e mëposhtme:
- Pallçisht i Poshtëm
- Tetovë – rr. Dervish Cara
- Tetovë – branda hapësirave të NPK Tetovë
Për çdo pyetje, sugjerim apo shqetësim, mund të kontaktoni në [email protected].]
Përmes Forumit Austriako-Maqedonas për Mjedis Jetësor, Komuna e Tetovës dhe kompania slloveno-austriake Saubermacher në mars të këtij viti shënoi një vjetorin e operimit të kësaj kompanie në menaxhimin e mbeturinave në Tetovë. Palët shprehen të kënaqura me progresin, megjithatë ende mbetet shumë punë për tu bërë. Problem mbetet mospagesa e faturave nga një numër i qytetarëve , të cilët kanë marrë edhe vërejtje përmes noterit për pagesë të detyrueshme.
Komuna e Tetovës me 10 nëntor 2023 nënshkroi marrëveshje për partneritet publiko-privat me kompaninë sllovene të grupacionit “Saubermaher” menaxhimin e mbeturinave në Tetovë.