Sarah Hoxha në #TROÇ flet për vajzat që (nuk) u përshtaten kufijve të vendosur nga shoqëria 

Interneti po na shfaq skenare të jetës dhe ne sikur po detyrohemi ti ndjekim. Vajzat dhe gratë e kanë shumë të vështirë ta gjejnë veten mes gjithë këtyre pritjeve për të qenë perfekte nga njëra anë dhe paragjykimet e shoqërisë nga ana tjetër. Kështu thotë gazetarja Sarah Hoxha në #TROÇ. 

Ajo që më brengos më shumë, shton Sarah, janë martesat e hershme të gjeneratës sime, sikur jemi kthyer pas, thotë ajo.  

Një vajzë që nuk e ka njohur veten dhe nuk ia ka kushtuar vitet e rinisë, shkollës, ndërtimit të vetes dhe karrierës, unë mendoj se nuk është gati për të krijuar familje, thotë Sarah Hoxha në #TROÇ. 

Për më tepër ndiqeni episodin e plotë.