Samsung shpalosi modelet FE të Galaxy S23, Tab S9 dhe Galaxy Buds

Seritë FE të Samsung janë kthyer pas një viti mungesë dhe kësaj herë së bashku me kufje Galaxy Buds, raporton PCW. Galaxy S23 FE ka specifikat që presim nga një smartfon flagship buxhetor dhe një çmim prej 599 dollarësh në vend të 699 dollarë që Samsung ka kërkuar për S21 FE.

Tab S9 FE vjen me rezistencë ndaj ujit dhe pluhurit dhe çmim prej 449 dollarë, shumë më pak sesa Tab S9 që fillon nga 799 dollarë. Po ndryshe nga vëllai i madh, Tab S9 FE ka panel LCD sesa OLED.

Ndërkaq kufjet Galaxy Buds FE ofrojnë eliminim të zhurmave për 99 dollarë.

Galaxy S21 FE ishte telefoni më i fundit i linjës FE dhe kur debutoi me çmimin shumë pranë S21, tërhoqi shumë kritika. Kompania siç duket e ka kuptuar gabimin këtë vit me një çmim të ri pa kompromentuar në harduerë.

Ekrani 6.4-inç OLED ka një frekuencë 120Hz dhe telefoni vjen me certifikim IP68. Ka 8GB RAM dhe procesorin Snapdragon 8 Gen 1.

Sistemi i kamerave përbëhet nga një sensor kryesor 50-megapiksel, dhe ultrawide 12-megapiksel.

Kufjet Galaxy Buds FE ka një dizajn identik me Galaxy Buds Plus dhe ofrojnë deri në 6 orë jetëgjatësi baterie duke përdorur eliminimin e zhurmave. Ato kanë certifikimin IPX2 që i rezistojnë një farë niveli ekspozimit ndaj ujit. Për fat të keq nuk ka karikim wireless.

Së fundi Galaxy Tab S9 FE ka ekran 10.9-inç ndërsa S9 FE Plus ka ekran 12.4-inç ku që të dy janë panele LCD në vend të paneleve OLED të serive S9. Kanë frekuencë rifreskimi prej 90Hz në vend të 120Hz në modeleve standarde.

Më vend të procesorët Snapdragon në modelin standard S9, tabletët FE kanë çipin Exynos 1380. Që të dy vinë me lapsin stylus.

Galaxy S23 FE del në shitje më 26 Tetor. Galaxy Buds FE, Tab S9 FE dhe S9 FE Plus do të dalin në shitje më 10 Tetor.