Artikulli i mëparshëm
Schmidt dha dorëheqje nga posti i përfaqësuesit të lartë në Bosnje dhe Hercegovinë
Ylli i pop muzikës, Dua Lipa, ka ngritur një padi kundër kompanisë Samsung Electronics, duke kërkuar të paktën 15 milionë dollarë dëmshpërblim. Ajo e akuzon gjigantin teknologjik koreano-jugor se ka përdorur imazhin e saj pa leje për të reklamuar televizorët e tij, raporton Reuters.
Padia pretendon se Samsung ka vendosur një fotografi të mbrojtur me të drejta autori të këngëtares në pjesën e përparme të kutive prej kartoni ku paketohen televizorët për shitje në dyqane, duke krijuar përshtypjen se ajo e ka mbështetur ose promovuar produktin.
Imazhi që pretendohet se është përdorur në kutitë e televizorëve titullohet “Dua Lipa – Backstage at Austin City Limits, 2024”, dhe Lipa është pronare e të gjitha të drejtave mbi këtë imazh, thuhet në padi. Çështja është ngritur të premten në një gjykatë federale në Kaliforni.
Një zëdhënës i Samsung Electronics refuzoi të komentojë, duke thënë se nuk mund të flasë për çështje ligjore që janë ende në proces, ndërsa avokatët e Dua Lipa nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesës për koment mbi rastin.
Përveç shkeljes së të drejtës së autorit dhe markës tregtare, Lipa e akuzon Samsung-un edhe për shkelje të të drejtave të saj të imazhit (publicity rights).
Avokatët e Lipës kanë bashkangjitur në padi pamje nga postime në rrjetet sociale dhe komente, duke pretenduar se imazhi i këngëtares në kutitë e televizorëve ka nxitur klientët të blejnë produktin. Një nga këto komente tregon një fans që thotë se do ta blinte televizorin “vetëm sepse Dua është në të”.
Artikulli i mëparshëm
Schmidt dha dorëheqje nga posti i përfaqësuesit të lartë në Bosnje dhe Hercegovinë