RYCO me thirrje të re për të mbështetur financiarisht individët dhe organizatat e Ballkanit Perëndimor

Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO) deri më 11 prill do të pranon aplikime nga individë dh organizata të Ballkanit Perëndimor në lidhje me mundësin e re për financimin e projekteve, transmeton Portalb.mk.

Ftojmë individët dhe organizatat që të aplikojnë për Thirrjen e Dytë të Hapur dhe të kontribuojnë në bashkëpunimin dhe pajtimin rajonal përmes aktivizmit kulturor”, thuhet në njoftimi ne RYCO-s.

Individët do të mbështeten me 3 mijë euro, ndërsa organizatat me 6 mijë euro.

“Fondi Kulturor Rinor i Ballkanit Perëndimor është një projekt shumëvjeçar i RYCO-s, i financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë dhe mbështetet nga qeveritë e Ballkanit Perëndimor. Projekti ka për synim praktikuesit e kulturës dhe organizatat e shoqërisë civile në fushën e kulturës, duke synuar të mbështesë aktivizmin kulturor rinor dhe zgjidhjet kreative në përgjigje të çështjeve aktuale sociale dhe politike në rajon”, sqaroi RYCO.

RYCO përkujtoi që në Thirrjen e Parë të Hapur kanë mbështetur 29 individë dhe organizata nga Ballkani Perëndimor në fushën e muzikës, letërsisë, trashëgimisë kulturore, dizajnit, modës, arteve vizuale dhe interpretuese.