Rudina Aliu në #TROÇ flet për vajzat që merren me sporte luftarake

Nëpërmjet sportit arrihen shumë gjëra, kurse sportistët janë përfaqësuesit më të fuqishëm të shtetit tonë. Kështu shprehet karateistja Rudina Aliu në #TROÇ, fituese e medaljes së bronztë në kampionatin universitar në Brazil. Ajo tregon se sa e vështirë është të jesh sportiste e mirë, si në aspektin e përkushtimit por edhe nga ana financiare. 

Rudina ka nje apel për pushtetarët.

“Na përkrahni neve sportistëve që ju sjellim medalje nga garat botërore dhe përmbushini të drejtat e garantuara me ligj” thotë ajo duke folur për bursën katër-vjeçare që i takon asaj por që ende nuk ia ka miratuar shteti.

Rudina foli edhe për atë se si ështe që në këtë shoqëri një vajzë të zgjedhë karatenë për profesion.

Për më tepër ndiqeni episodin e plotë.