Kurti udhëtoi në SHBA, pritet të zhvillojë takime me liderë botërorë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku pritet të zhvillojë takime bilaterale me liderë botërorë në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, raporton Koha.net.
Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, qëllimi kryesor i këtyre takimeve do të jetë promovimi dhe forcimi i vlerave dhe interesave kyçe shtetërore të Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Gjatë qëndrimit në SHBA, sipas njoftimit, Kurti do të takohet gjithashtu me pjesëtarë të komunitetit shqiptar në SHBA, përfaqësues të shoqatave të diasporës, si dhe me investitorë potencialë në ekonominë e Kosovës.