Rritje e shpenzimeve për ndërtimet e reja në Maqedoninë e Veriut, rritje më e madhe te pagesa e punëtorëve

Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rritje e shpenzimeve për ndërtimet e reja, duke përfshirë shpenzimet për punëtorët dhe materialet ndërtimore, transmeton Portalb.mk.

“Në tremujorin e katërt të vitit 2023, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, kostot e ndërtimit për objektet e reja për banim individual janë më të larta për 5.4%, kostot për materialet më të ulëta për 6.4% dhe kostot e punëtorëve më të larta për 29.8%”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Rritje e çmimeve është regjistruar edhe në krahasim me tremujorin e tretë të vitit 2023, veçanërisht te kosto e punëtorëve për 11.2 %, ndërsa kosto e materialeve ka shënuar ulje për 1.5 %.