Rritje e PBB-së në Maqedoninë e Veriut, ministrja e vlerësoi rritjen te ndërtimet e ulëta
Në Maqedoninë e Veriut në tremujorin e fundit të vitit 2025 u regjistrua rritje e Prodhimit të Brendshëm Bruto për 3.8 përqind. Ministria për Financa theksoi se kjo rritje e rendin Maqedoninë e Veriut në vendin e katërt te shtetet evropiane, transmeton Portalb.mk.
“Prodhimi i Brendshëm Bruto në tremujorin e katërt të vitit 2025 krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2024 është rritur për 3.8 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Enti raportoi se rritje më e theksuar është në ndërtimtari 14.6, ndërsa ministrja e financave, Gordana Dimitrievska – Koçovska theksoi se rritja në ndërtimtari vjen si rezultat aktiviteteve të shtuara në ndërtimet e ulëta.
“Konsumi final në tremujorin e katërt të vitit 2025 nominalisht është rritur për 6.4%, ndërsa pjesëmarrja e tij në strukturën e PBB-së është 77.9%. Investimet bruto në tremujorin e katërt të vitit 2025 nominalisht janë rritur për 5.0%, si rezultat i rritjes së investimeve bruto në mjete themelore”, raportoi Enti.
Ministrja vlerësoi se Maqedonia e Veriut në krahasim me vendet e rajonit dhe Bashkimit Evropian, renditet në vendin e katërt për nga rritja e PBB-së, pas Maltës, Qipros dhe Polonisë.