Mickoski pas humbjes në Bërvenicë: Të vetëm kundër të gjithëve, ata me kartën nacionaliste dhe “kalë Troje”

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, pas rezultateve të zgjedhjeve lokale në Bërvenicë, ka deklaruar se kandidati i VMRO-DPMNE-së, Stojanço Radiçevski, ka shënuar rritje të mbështetjes, por kjo nuk ka mjaftuar për të fituar komunën. Në një reagim në Facebook, Mickoski tha se partia e tij ishte përballur me të gjithë kundërshtarët, duke garuar me program zgjedhor dhe koncept, ndërsa të tjerët, sipas tij, me kartën nacionaliste dhe mbështetjen demografike, transmeton Portalb.mk.

Ai bëri të ditur se numri i votave për kandidatin e tyre është rritur nga 3.000 në raundin e parë në 4.200 në raundin e dytë, ndërsa krahasuar me zgjedhjet parlamentare, VMRO-DPMNE-ja ka marrë 1.300 vota më shumë.

“Faleminderit të gjithë banorëve të Bërvenicës që votuan për ne, por edhe atyre që nuk votuan për ne. Të gjithë banorët e Bërvenicës do ta kenë mbështetjen e Qeverisë. Një Bërvenicë për të gjithë është më shumë se një koncept, është mënyrë e të punuarit”, shkroi Mickoski.

Në reagimin e tij, kryeministri përdori edhe shprehjen “të vetëm kundër të gjithëve”, ndërsa akuzoi kundërshtarët politikë se kishin përdorur “kartën nacionaliste” dhe persona që, sipas tij, shërbyen për shpërndarjen e votave.

“Të vetëm kundër të gjithëve. Ne me program zgjedhor dhe koncept, ata me mbështetjen e demografisë, kartën nacionaliste dhe ndonjë kalë të Trojës për të shpërndarë votat. Megjithatë, rritja e numrit të votave nga raundi i parë është e qartë dhe e pastër, nga 3.000 në 4.200 vota, ndërsa krahasuar me zgjedhjet parlamentare kemi rritje prej 1.300 votash, por fatkeqësisht jo të mjaftueshme për fitore të plotë”, shkroi Mickoski.

LEXO: Bërvenica sot e zgjodhi Arkin Jahiun kryetarin të ri të komunës, gjithçka që ndodhi

LEXO: Dalja e votuesve deri në orën 18:30 krahasuar me vitin 2025 dhe rrethin e parë (Infografik)

LEXO: Dalja e votuesve deri në orën 17 krahasuar me vitin 2025 dhe rrethin e parë (Infografik)

LEXO: Dalja e votuesve deri në orën 15 krahasuar me vitin 2025 dhe rrethin e parë (Infografik)

LEXO: Dalja e votuesve deri në orën 13 krahasuar me vitin 2025 dhe rrethin e parë (Infografik)

LEXO: Dalja e votuesve deri në orën 11 krahasuar me vitin 2025 dhe rrethin e parë (Infografik)

LEXO: Dalja e votuesve deri në orën 09 krahasuar me vitin 2025 dhe rrethin e parë (Infografik)

LEXO: Dy kandidatë në balotazh, zgjedhjet e rrethit të parë në Bërvenicë, gjithçka që ndodhi