Bërvenica sot e zgjodhi Arkin Jahiun kryetarin të ri të komunës, gjithçka që ndodhi

Në Komunën e Bërvenicës sot u mbajt rrethi i dytë i zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarin e ri të komunës, ku qytetarët do të zgjedhin midis dy kandidatëve më të votuar nga rrethi i parë që u mbajt para dy javëve. Të drejtë vote kishin 16.256 qytetarë në 24 vendvotime, shkruan Portalb.mk.

Rezultatet sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve RMV (KSHZ) nga 100%  e votave të numëruara janë si vijon: Arkin Jahiji nga AKI ka marrë 4.442 vota kurse Stojanço Radiçevski nga VMRO-DPMNE ka marrë 4.177 vota.

KSHZ gjithashtu konstatoi se votimi ka qenë i rregullt dhe pa pengesa.

Më poshtë i gjeni të gjitha zhvillimet e ditës:

21:55: Rezultatet preliminare nga zgjedhjet e jashtëzakonshme në Bervenicë nga 100% e votave të numëruara

21:50 – VMRO për Bërvenicën: Vullnetin e qytetarëve e respektojmë, mbështetja e Qeverisë do të vazhdojë

21:45 – Ahmeti: Sonte shqiptarët gjithandej do ta marrin vesh se kjo komunë ka 65% shqiptarë dhe na takon neve

21: 35 – Jahiji pas fitores në Bërvenicë: Bashkë e fituam komunën

21:15: Rezultatet preliminare nga zgjedhjet e jashtëzakonshme në Bervenicë nga mbi 70% e votave të numëruara

20:52 – Rezultatet preliminare nga zgjedhjet e jashtëzakonshme në Bervenicë nga mbi gjysma e votave të numëruara

20:34 – AKI me Arkin Jahijin nisën festimet për Bërvenicën

20:36 – Rezultatet preliminare nga zgjedhjet e jashtëzakonshme në Bervenicë nga 37,5% e votave të numëruara

20:00 – Rezultatet preliminare nga zgjedhjet e jashtëzakonshme në Bervenicë nga 29% e votave të numëruara

19:15 –  U parashtruan tre kundërshtime për të drejtën e votës në Bërvenicë, qytetarëve iu mundësua të votojnë

19:12 – Ndërprerja e rrymës dhe votimi me stilolapsa të zinj janë disa nga parregullësitë e raportuara në Bërvenicë

19:00 – Kutitë u mbyllën.

18:45 – Dalja e votuesve deri në orën 18:30 krahasuar me vitin 2025 dhe rrethin e parë (Infografik)

17:30 – Dalja e votuesve deri në orën 17 krahasuar me vitin 2025 dhe rrethin e parë (Infografik)

15:30 – Dalja e votuesve deri në orën 15 krahasuar me vitin 2025 dhe rrethin e parë (Infografik)