Në Maqedoninë e Veriut u regjistrua rritje e Prodhimit të Brendshëm Bruto në tremujorin e parë të këtij viti, ndërkohë u regjistrua edhe rritje e shpenzimit final, transmeton Portalb.mk.
“Prodhimi i Brendshëm Bruto në tremujorin e parë të vitit 2026 krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2025 është rritur për 3.1 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave, ashtu që rritje më e madhe e prodhimit u regjistrua në sektorin e ndërtimtarisë (7.2 %).
Konsumi final në këtë periudhë është rritur për 7.3 përqind, ndërsa investimet bruto shënuan rritje për 1.8 përqind.