Gratë kanë gjithnjë e më pak qasje në media në Serbi

Përfaqësimi dukshëm më i lartë i gjinisë mashkullore si burim informacioni dhe numrit të personave të intervistuar në raport me gjininë femërore paraqet një praktikë të vazhdueshme mediatike në Serbi, e cila është vërejtur në të gjitha analizat e kryera dhe në monitorimin e mediave nga viti 1996 deri në vitin 2022.

Foto: Dubravka Valiq Nedelkoviq ( e marrë me leje nga Respublica)
Foto: Dubravka Valiq Nedelkoviq ( e marrë me leje nga Respublica)

Përfaqësimi i ulët i grave në sferën publike është një fenomen që vazhdon të jetë aktual si në vendet e Ballkanit Perëndimor pas tranzicionit, ku përfshihet edhe Serbia, ashtu edhe në botën e zhvilluar.

Veçanërisht vihet re padukshmëria e grave si burim informacioni në media, pavarësisht se në fusha të tjera të sferës publike ato po fitojnë gjithnjë e më shumë hapësirë ​​si eksperte në profesione të caktuara, si dhe në jetën politike, kulturore dhe sportive, kështu që do të ishte logjike që ato të jenë shumë më të pranishme si burim informacioni edhe në media.

Në të njëjtën kohë, gratë janë të pranishme si krijuese të informacionit. Prandaj, gazetaret, redaktoret dhe menaxheret femra nuk janë më të rralla, por kjo nuk ka kontribuar në praninë e tyre si burim informacioni në media po aq sa meshkujt, veçanërisht në ato programe televizive informative dhe politike me mbulim kombëtar, të cilat kanë ndikimin më të madh në formimin e opinionit publik.

Këto pohime konfirmohen si nga hulumtimet vendase (Serbia) ashtu edhe nga ato ndërkombëtare, të cilat janë bërë me vite të tëra, për fat të keq pa ndikim të madh në politikat editoriale, pasi gjendja aktuale tregon një trend në rënie.

Gratë janë të përfaqësuara në mediat informative, por vetëm si bartëse postesh

Përfaqësimi dukshëm më i lartë i gjinisë mashkullore si burim informacioni dhe numrit të personave të intervistuar në raport me gjininë femërore paraqet një praktikë të vazhdueshme mediatike në Serbi, e cila është vërejtur në të gjitha analizat e kryera dhe në monitorimin e mediave nga viti 1996 deri në vitin 2022.

Ekipi hulumtues i Shkollës së Gazetarisë së Novi Sadit. Ky është një reflektim i pabarazisë gjinore ende dominuese në shoqërinë tradicionaliste pas tranzicionit, si në nivel vertikal (gratë nuk i kanë të disponueshme pozicionet më të larta në sektorët ku janë të angazhuar pavarësisht ekspertizës së tyre, është i kudondodhur dhe prezent akoma fenomeni i “tavanit të qelqtë”), ashtu edhe në nivel horizontal (për të njëjtën punë, gratë paguhen më pak dhe janë më pak prezente në sferën publike).

Në pamje të parë duket se gratë janë të pranishme në jetën publike dhe zënë postet më të larta si për shembull kryeministre, ministre në postet më të rëndësishme, drejtuese në banka (Aik banka, Erate banka), zinxhirë tregtarë (Merkator), korporata të mëdha ( Delta Holding), IT (SAS), por ato nuk janë prezente në media si burime informacioni dhe bashkëbisedues përkatës për mediat që mund të kontribuojnë në formimin e opinionit publik për tema të rëndësishme të praktikës shoqërore.

Edhe pse gratë janë të përfaqësuara në menaxhmentin e ulët dhe ndoshta të mesëm, rrallë edhe në menaxhmentin e lartë, ato asnjëherë nuk kanë kontribuar në përmirësimin e balancës gjinore në strukturat drejtuese në media, as nuk kanë ndikuar që përmbajtja për të drejtat e grave të jetë më e pranishme në programe si të shërbimeve publike ashtu edhe të transmetuesve komercialë dhe kabllorë.

Padyshim që kryeministrja dhe vetëm një apo dy ministresha, edhe pse ka më shumë në qeveri, janë vazhdimisht në ekranet e vogla të të gjitha transmetuesve në Serbi. Por kjo, vetëm sepse janë në vende ku merren vendime, kështu që duhet të përfaqësohen në media sepse janë me interes publik. Pra, ato aktore janë burime mediatike informacioni dhe të intervistuara jo sepse janë kompetente, por sepse “funksionet” e tyre kanë një rëndësi publike. Në të njëjtën kohë, në deklaratat e tyre ato asnjëherë nuk kanë mbrojtur barazinë gjinore dhe të drejtat e grave.

Mediat, siç tregojnë rezultatet e monitorimeve të shumta, jo vetëm që pasqyrojnë realitetin shoqëror në të cilin burrat janë ende në pozitat më të rëndësishme të vendimmarrësve dhe figurave të rëndësishme publike, por përveç kësaj, të ngarkuar vetë me stereotipe dhe paragjykime, ato preferojnë dhe u japin avantazh burrave gjatë citimit dhe intervistimit të drejtpërdrejtë të subjekteve të praktikës shoqërore, pavarësisht nëse janë nga bota e politikës, ekonomisë, artit, kulturës, arsimit, gjyqësorit, shëndetësisë, sportit.

Monitorimi i fundit i kryer nga ekipi i Shkollës së Gazetarisë në Novi Sad, të dhënat e të cilit po i përdorim në këtë tekst, përfshin rreth 10,000 minuta mostrash të materialeve mediatike në muajin gusht dhe fillimin e shtatorit të vitit 2022. Mostra (kampioni) përbëhej nga programet e mëngjesit dhe transmetimet qendrore të lajmeve të transmetuesve publikë (RTV dhe RTS), ofruesve të shërbimeve mediatike komerciale (B92, TV Happy, Pink TV, PRva TV) dhe transmetuesve kabllorë me programe fuqishëm të zhvilluara lajmesh – N1 dhe NovaS.

Rezultatet e hulumtimit tregojnë një prirje në rënie të pranisë së grave si burim informacioni

Rezultatet e hulumtimit të shumë studimeve (për shembull, Shkolla e Gazetarisë e Novi Sadit nga viti 1996 e deri më sot si një nga studimet ndërkombëtare shumëvjeçare më të rëndësishme GMMP Who makes the news?) tregojnë një prirje rënëse të pranisë së grave si një burim informacioni pavarësisht trendit në rritje kur bëhet fjalë për përfaqësimin e grave në pozicionet e gazetareve, por dhe redaktoreve dhe menaxhereve në media. Në praktikë, avokimi i Feministeve Liberale për praninë e barabartë të grave në shoqëri nuk është dëshmuar të jetë efektive në atë që gratë zënë pozita tradicionale mashkullore dhe në këtë mënyrë fitojnë pushtet.

Feministet liberale besonin e media duhet të ndryshojë duke publikuar më shumë portrete të grave në role jotradicionale dhe duke shmangur gjuhën seksiste, si dhe duke punësuar më shumë gra në sektorin e medias.

Këto përpjekje të feministeve liberale për të përmirësuar stilin dehumanizues të lajmeve krejtësisht të “mashkullorizuara” kanë rezultuar me të vërtetë në punësimin e një numri të madh gazetaresh femra në sferën mediatike. Në të njëjtën kohë, rezultati i përpjekjeve të tyre ishte, sipas van Zonen (1994), që në profesionin e gazetarit, i cili pushoi së qeni një profesion prestigjioz bohem ekskluzivisht mashkullor, pati një ulje të pagave dhe një zhvlerësim të statusit të profesionit. Ajo që është më domethënëse është se nuk ka ndodhur rritja e pritshme e ndikimit të gazetareve femra në politikat editoriale të medias në rritjen e numrit të grave si burime informacioni dhe në cilësinë e personave të intervistuar.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe në Serbi, madje studimet tregojnë një trend në rënie. Pagat në industrinë e medias janë ulur me hyrjen e një numri të madh femrash në profesion, me përjashtim të atyre që herë me justifikim e herë pa justifikim janë bërë marka e televizionit ku punojnë, dhe në të njëjtën kohë nuk është rritur numri i temave për barazinë gjinore, as nuk është rritur numri i grave të intervistuara dhe të cituara drejtpërdrejt. Përkundrazi, ka gjithnjë e më pak gra që citohen, përveç nëse janë bartëse funksionesh (kryeministre, ministre).

Mediat publike në Serbi nuk i njohin gratë si një burim të besueshëm

Mediat publike të Serbisë, të cilat sipas Ligjit për Shërbimet e Medias Publike (2014) duhet të realizojnë interesin publik (neni 7) dhe duke respektuar balancën gjinore, nuk janë as afër respektimit të kësaj dispozite. Në periudhën e vëzhguar, raporti i burrave dhe grave në programin informativ të Radiotelevizionit Vojvodina ishte më shumë se tre herë në favor të subjekteve meshkuj (73% e numrit të përgjithshëm të folësve), subjekteve femra (19%). Një raport i ngjashëm është regjistruar edhe në Shërbimin Publik të Serbisë (RTS). Gjinia e subjektit ishte në mënyrë të konsiderueshme më shpesh mashkull (72%). Subjektet femra ishin tre herë më pak të përfaqësuara (23%).

Duhet pasur parasysh se shërbimi publik, me pozicionin e tij të veçantë në skenën mediatike, është i detyruar, sipas modelit të veprimit afirmativ, të përpiqet për ekuilibrin gjinor dhe jo të udhëhiqet nga pozicionimi aktual i burrave në sferën publike, duhet të merr atë si një parametër bazë për përzgjedhjen e subjekteve të informacionit me rëndësi publike ekskluzivisht vendin e tyre hierarkik në sferën politike dhe publike.

Gratë në pozitën e subjektit ishin të pranishme sipas dy modeleve – ose ishin gra për të cilat pozicioni i tyre u jep hapësirë ​​në emisionin e lajmeve, ose ishin persona nga fusha tradicionalisht femërore e veprimit publik (arsim, shëndetësi, kulturë).

Përveç përfaqësuesve të pushtetit ekzekutiv dhe kryeministres, subjektet femra ishin më të përfaqësuara në kategoritë mediatike për shëndetësi dhe kulturë. Një numër i madh subjektesh të huaj dhe ndërkombëtar i përkisnin variablit – subjekt mashkull. Duke qenë se dallimi në përfaqësim është domethënës në këtë aspekt, synimi i transmetuesit është padyshim i qartë, megjithëse në pamje të parë mund të duket se ai përfaqëson vetëm një pasqyrim momental të shpërndarjes së “pushtetit” në shoqëri.

Megjithatë, nëse shërbimi publik do të ndiqte planet e veprimit dhe strategjitë e platformave të ndryshme të grave dhe grupeve të tjera lobuese të grave dhe organizatave joqeveritare, si dhe   institucioneve ndërkombëtare, do të kishte një model të mirë se si të rriste pjesëmarrjen e grave si subjekte edhe në transmetimet e lajmeve.

Transmetuesit komercialë dhe kabllorë injorojnë parimin e balancës gjinore të burimit të informacionit

Televizionet komerciale me mbulim kombëtar në territorin e Serbisë nuk kanë një detyrim të rreptë, si shërbimet publike, të respektojnë balancën gjinore të burimeve të informacionit, gjë që nuk do të thotë se kjo duhet të jetë pjesë e të gjitha politikave editoriale në çdo shoqëri moderne dhe demokratike. Ky nuk është rasti sipas rezultateve të monitorimit të gushtit dhe shtatorit të vitit 2022. Për shembull, televizioni B92 e injoron tërësisht balancën gjinore. Subjektet meshkuj janë më të përfaqësuar se femrat, më shumë se tre herë (64%:19%).

E njëjta gjë është edhe me TV Happy. Subjektet meshkuj përbënin më shumë se gjysmën (59%), dhe subjektet femra për 17%, pjesa tjetër ishin të përzier ose të paidentifikuar. Televizioni Pink nuk mund të konsiderohet një transmetues shembullor, edhe për sa i përket balancës gjinore të subjekteve. Burrat janë absolutisht dominues, në 71% të rasteve, kurse femrat kanë qenë në rolin e subjektit vetëm në 21% të rasteve.

Kur bëhet fjalë për gjininë e subjekteve, sipas praktikës së ngjashme si në monitorimet e mëparshme të kryera nga NNS, por gjithsesi një raport pak më i mirë se me transmetuesit e tjerë komercialë në monitorimin e vitit 2022. TV Prva më së shumti citoi dhe intervistoi aktorët meshkuj si burimi i informacionit në transmetimet e saj të lajmeve (61%), ndërsa kishte më shumë se dy herë më pak gra (28%).

Televizionet kabllore që theksojnë programet e lajmeve (N1 dhe Novas) dhe konsiderohen më shembullorë se transmetuesit e tjerë për sa i përket zgjedhjes së temave dhe gazetarisë analitike, gjithashtu, kur bëhet fjalë për gjininë, kanë ndjekur modelin e ofruesve të shërbimeve mediatike komerciale. Kështu që në periudhën e vëzhguar, N1 ka si burim informacioni dhe të intervistuarve 64% të subjekteve meshkuj, 25% femra dhe Nova me 74% meshkuj dhe 24% femra.

Përfaqësimi dukshëm më i lartë i meshkujve në krahasim me femrat paraqet, siç u tha, një praktikë të vazhdueshme mediatike të vërejtur në të gjitha analizat dhe monitorimet e kryera më parë të Shkollës së Gazetarisë në Novi Sad nga viti 1996 deri në vitin 2022. Është pasqyrim i pabarazisë gjinore ende të përfaqësuar në diskursin publik, sepse postet drejtuese, si dhe pozitat që janë burimi kryesor i informacionit (përfaqësuesit e shtetit, pjesëmarrësit në negociata, në ngjarjet ndërkombëtare dhe të ngjashme) mbahen kryesisht nga burra.

Për të përcaktuar më qartë praktikën mediatike të transmetimeve të lajmeve të monitoruara, është analizuar në mënyrë specifike diversiteti gjinor gjatë përzgjedhjes së bashkëbiseduesit për intervistë. Është vërejtur se balanca gjinore është më e përfaqësuar në ato raste dhe raporti i bashkëbiseduesve meshkuj dhe femra në intervistat e monitorimit të vitit 2022 ka qenë 8:5.

Pra, ndonëse shpërndarja e përgjithshme e subjekteve sipas gjinisë flet në favor të pabarazisë së theksuar, praktika që vareshin ekskluzivisht nga media, megjithatë tregon deri diku se pjesërisht është marrë parasysh një përfaqësim më i barabartë i të dy gjinive.

Fakti që situata e ngjashme është kudo në botë nuk është ngushëllues, por nevojiten sugjerime për praktikat më të mira

Të themi të vërtetën, kjo është, në kuptimin e vërtetë të fjalës, një trend i përgjithshëm dhe mediat në Serbi nuk ndryshojnë shumë nga ato në botë. Këtë e dëshmojnë rezultatet e një prej kërkimeve më kompetente në botë. Bëhet fjalë për hulumtimin GMMP Who makes the news? i cili prej vitesh zbatohet në 116 shtete të botës.

Për shembull, gjatë pandemisë së Kovid 19, rezultatet e monitorimit të shtypit, radios dhe televizionit treguan se vetëm 22% e grave u shfaqën si eksperte në media në mbarë botën kur bëhet fjalë për politikanet femra dhe 26% e grave u shfaqën si eksperte në fushën e shkencës dhe shëndetësisë, të dhëna të vëzhguara në nivel global.

Si të arrihet praktika më e mirë në territorin e Serbisë, por sipas propozimeve të GMMP-së dhe në mbarë botën? Para së gjithash, është shumë e rëndësishme të arrihet një konsensus publik mbi nevojën për prezencën më të madhe të grave në praktikën e përditshme mediatike.

Dhe kjo mund të bëhet kryesisht nga redaktorët që kuptojnë dhe zbatojnë në praktikë se nëse ka dy burime po aq të vlefshme, ata duhet t’u japin gjithmonë përparësi grave dhe të bëjnë të paktën mjaftueshëm për të përdorur vazhdimisht gjuhën e ndjeshme gjinore, nëse ajo nuk ekziston tashmë në media, sepse kështu do të hyjë më lehtë në përdorim publik.

Burimi: Respublica