Rreth 40 të vrarë nga sulmet amerikanë në Irak dhe Siri

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë filluar sulmet kundër Irakut dhe Sirisë në më shumë se 85 pika të përcaktuara që lidhen me Gardën Revolucionare të Irakut dhe militantët që ajo përkrah, duke shkaktuar vdekjen e rreth 40 personave, transmeton Reuters.

Sulmet e tilla vijnë si hakmarrje për sulmin vdekjeprurës kundër trupave amerikane.

Bombardueset me rreze të gjata B-1, ishin përgjigjet e para kundër sulmit që ndodhi javën e kaluar nga forcat iranian në Jordani. Shumë sulme tjera nga forcat ushtarake amerikane pritet të ndodhin ditët e ardhshme.

Këto sulme intensifikuan një konflikt që kishte filluar prej 7 tetorit, kur forcat palestineze të Hamasit kanë sulmuar Izraelin.

Zëdhënësi i punëve të jashtme të Irakut, Nasser Kanaani, ka theksuar që sulmi është “tjetër aventurë dhe gabim strategjik nga Shtetet e Bashkuara që do të rezultojë vetëm me rritjen e tensioneve dhe destabilitetit”.