Rrahje mes nxënësve në Tetovë, rasti hetohet nga policia
Dhuna midis nxënësve në Tetovë vazhdon të shqetësojë bashkëmoshatarët e tyre. Së fundmi dy nxënës nga dy shkolla të ndryshme janë rrahur me njëri tjetrin dhe rasti është filmuar nga nxënës të tjerë. Policia po heton rastin, transmeton Portalb.mk.
Nga Policia e Tetovës thonë se kanë marrë masa për zbulimin e rastit.
“SPB Tetovë përmes ekipit për parandalim, do organizoj dhe takoj drejtorët e shkollave të Tetovës me qëllim që të parandalohen rastet e tilla në të ardhmen dhe njoftimin më efikas për rastin në fjalë, sipas informacioneve, duket që ka të bëj me organizim përmes rrjeteve sociale”, tha Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB Tetovë.
Drejtoreshat e shkollava fillore ‘Liria’ dhe ‘Kirili dhe Metodi’ nga ku janë nxënësit e përfshirë në rrahje paralajmëruan se do të marrin masa për rastin.
Sipas informacioneve, zënka ishte e organizuar që më parë.
Kujtojmë që dhuna midis nxënësve në Tetovë mbetet problem shqetësues për të cilin Portalb.mk ka raportuar vazhdimisht.