Rrëshqitja e dheut shembi pjesë të murit mbajtës të spitalit të Shtipit, dy automjete të dëmtuara derisa pacientët ishin në kontroll

Një rrëshqitje dheu shembi një pjesë të murit mbajtës të Spitalit Klinik në Shtip, pas së cilës gardhi dhe dheu u përplasën mbi dy automjete me targa nga Shkupi dhe Veles, transmeton Portalb.mk.

Në vendngjarje dolën punonjës nga Sektori i Punëve të Brendshme Shtip për të rregulluar trafikun në rrugën “Ljuben Ivanov”, e cila të çon drejt hyrjes kryesore të spitalit.

Zona u pastrua nga ekipet e NP “Stipion”.