RMV, Zaev do t’i padisë Petrushevskin dhe VMRO-DPMNE-në: Është gënjeshtër se jam i lidhur me rastin me kanabisin e sekuestruar
Ish-kryeministri Zoran Zaev reagoi ndaj akuzave të VMRO-DPMNE-së qeveritare dhe kërkon falje publike nga deputeti Brane Petrushevki për siç thotë, gënjeshtrat, shpifjet dhe keqpërdorim të emrit të tij në “dramë të inskenuar” rreth sekuestrimit të dhjetëra tonëve kanabis mjekësor, për shkak të ruajtjes dhe trajtimit të joadekuat të supozuar, njofton Portalb.mk.
Në një postim në Fejsbuk, Zaev thotë se janë të pavërteta të gjithë akuzat të cilat partia qeveritare i ka bërë kundër tij në pesë vitet e kaluara, prej që ai u tërhoq nga funksionit të liderit në LSDM.
“Është një gënjeshtër e hapur se unë jam në ndonjë mënyrë i lidhur me rastet e kanabisit që u prezantuan para opinionit. Është një gënjeshtër e hapur dhe e paturpshme që unë jam paraqitur në Drejtorinë Doganore. Nëdrsa pa kurrfarë turpi, njëjtë të paturpshme janë edhe gënjeshtrat e tjera të tyre për mua, të cilat i përsërisin pothuajse çdo ditë që kur u tërhoqa nga politika, ndërsa veçanërisht në këto pothuajse dy vjet sa janë në pushtet, si ajo se po ndërtoj rrokaqiej 40-katëshe në Dubai, se po ushtroj presion për blerje të spitalit të Dr. Zhan Mitrev, se po ndërhyj në punën e institucioneve gjyqësore dhe të tjera, si dhe një sërë trillimesh dhe konstruksione të tjera”, thotë Zaev.
Zaev kërkon falje në afat ligjor dhe paralajmëron padi kundër Petrushevskit dhe VMRO-DPMNE-së.
“Do të luftoj me të gjithë mjetet juridike që ta heq këtë njollë nga emri im”, thotë Zaev.
Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Brane Petrushevski në konferencën për shtyp më 7 shkurt akuoi se 2/3 nga 27 tonët e drogës së sekuestruar është nga një firmë kuadër i LSDM-së, bashkëpunëtor i Zoran Zaevit.
“Firma ‘CBD Medplant’ në pronësi formale të Hristijan Kotevit, ndërsa reale të babait të tij Toni Kotev i quajtur M’gçev, i cili është kryetar i mëparshëm i Organizatës komunale të LSDM-së në Novo Sellë dhe i afërt për nga biznesi me Vice Zaevin dhe Gidan Kolev, në periudhën nga 30.06.2025 e deri më 11.2025, ka dorëzuar 19 tonë marihuanë ndaj fabrikës shkupjane sipas dokumentit të sasisë së dorëzuar. Përveç kësaj, këtë mëngjes nga kompania e Strumicës u nxorën 21 tonë drogë!”, akuzoi Petrushevski.