RMV, u arrestua 24 vjeçari i cili e sulmoi policin me uniformë

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar një 24 vjeçar nën dyshimet se ka sulmuar një punonjës të Policisë së Maqedonisë së Veriut gjatë orarit të punës. Polici mori lëndime trupore, ndërsa ndaj sulmuesit do të paraqitet kallëzim penal, transmeton Portalb.mk.

“Nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria A.S. (24) nga Shkupi për arsye se në kryqëzimin e bul. “Nikolla Karev” me rr. “Brigada Maqedonase-Kosovare” në Shkup”, raportoi Policia, duke shtuar se i lënduari është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Qyteitit “Shën Naumi i Ohrit”.

Polici në momentin që u sulmua ishte duke rregulluar komunikacionin gjatë periudhës së protestës.

“Kallëzim penal kundër E.O. (27) nga Ohri për shkak të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale “sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së punëve në fushën e sigurisë”. Më 12.12.2025 në rrugën rajonale Ohër-Strugë, nëpunës policorë nga SPB Ohër i dhanë shenjë ndalimi një automjeti pasagjerësh, të drejtuar nga i denoncuari, por ai nuk ndaloi dhe tentoi me automjet t’i godasë nëpunësit policorë, pas çka iku”, raportoi Policia e Maqedonisë së Veriut për një rast tjetër.

Në momentin kur ishte kapën, ai ka sulmuar fizikisht nëpunësit policorë.