RMV, tre zjarre aktive dhe një nën kontroll

Në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut më 30/31.07.2025 deri në orën 06:30, ka gjithsej 28 zjarre në hapësirë të hapur, prej të cilave: Aktive: 3, nën kontroll: 1, të shuara: 24, transmeton Portalb.mk.

Zjarre aktive: 3

1. Komuna e Vasilevës, Radovishit dhe Berovës
• fsh. Niviçinë, mali Golem Goten dhe Malet e Maleshevës
• Pyll i ulët, bredh, shkurre dhe vegjetacion i ulët
2. Komuna e Prilepit
• fsh. Beshishtë, vendi i quajtur “Kodra Beshishtës” (nën kontroll)
• Degë tjetër drejt fsh. Gradeshnicë (kom. Novacit) dhe degë e tretë drejt kufirit me Greqinë
• Nuk intervenohet për shkak të detonimeve (pyll i përzier)
3. Komuna e Kavadarit
• ndërmjet fshatrave Galishtë dhe Qesendrë
• Pyll i përzier dhe vegjetacion i ulët

Nën kontroll: 1

1. Komuna e Karbincit
• fsh. Junuzli (pyll)

Të shuara: 24

1. Shtip: ndërmjet fsh. Dragojevë dhe Sellcë
2. Brodi 1: fsh. Greshnicë
3. Brodi 2: ndërmjet fsh. Çereshevë, Lokvicë dhe Krapë
4. Maqedonska Kamenicë: fsh. Kjosovicë
5. Saraj: autostrada Shkup – Tetovë
6. Manastir: fsh. Orizari Poshtëm
7. Prilep: rr. Joska Jordanoski
8. Krushevë: deponia e qytetit te vendi “Strunga”
9. Strumicë: fsh. Prosenikovë
10. Gjevgjeli: fsh. Miravcë
11. Radovish: afër pishinës në Radovish
12. Valandovë: fsh. Josifovë
13. Strugë: rruga Strugë – Kalishte
14. Çashkë: fsh. Omoranë
15. Rosoman: fsh. Trstenik
16. Shtip: fsh. Çardakli – fsh. Karaorman
17. Dellçevë: fsh. Zvegor
18. Kumanovë 1: fsh. Gradihtë
19. Kumanovë 2: lagjja Banovo Trllo
20. Kumanovë 3: Banovo Trllo, te marketi “Tush”
21. Bogovinë: afër kompanisë “Rio”
22. Dellçevë: deponia e qytetit Ostrets
23. Manastir: afër tunelit në rrugën Manastir – Resnje
24. Valandovë: fsh. Josifovë (bar i thatë)

Ngjashëm si vitet e kaluara, edhe këtë vit Maqedonia e Veriut përballet me shumë zjarre në pyje.

Madje, në vitin 2024, 126 zjarre pyjore dogjën mbi 94.000 hektarë në Maqedoni, që është pothuajse aq sa dhjetë vitet e mëparshme së bashku, sipas të dhënave nga Sistemi Evropian i Informacionit për Zjarret në Pyje (EFFIS).

Kujtojmë dhe se në RMV është ndaluar lëvizja në pyje që nga 1 korriku e deri në fund të gushtit.