RMV, të premten fillon java e filmit frankofon

Java tradicionale e filmit Frankofon për të shënuar muajin e Frankofonisë do të hapet të premten, më 15 mars 2024, në orën 20:00, në Kinotekën e Maqedonisë së Veriut, me shfaqjen e filmit zviceran “Blech-musique”, me regji të Francois -Christophe Marzal, nga viti 2019, transmeton Portalb.mk.

Java e Filmit Frankofon organizohet nga Instituti Francez në Shkup dhe Ambasada e Francës, në bashkëpunim me Ambasadat e Zvicrës, Rumanisë, Belgjikës, Shqipërisë, Ambasadës së Bullgarisë dhe Qendrës Kulturore dhe Informative Bullgare, Ambasadës së Greqisë dhe Kinotekës së Maqedonisë së Veriut.

Cyril Baumgartner, ambasador i Francës dhe Veronique Hulman, ambasadore e Zvicrës në Maqedoninë e Veriut do ta hapin zyrtarisht manifestimin me fjalime të përshtatshme.

Shfaqjet e tjera në kuadër të Javës së Filmit Frankofon janë:

  • E shtunë, 16 mars 2024, ora 18:00: Shfaqja e filmit bullgar “Kopshti i pafund” i Galin Stoev (2017)
  • E shtunë, 16 mars 2024, ora 20:00: Shfaqja e filmit rumun “Liria” nga Tudor Giurigu (2023)
  • E hënë, 18 mars 2024, ora 20:00: Shfaqja e filmit shqiptar “Delegacioni” i Bujar Alimanit (2018)
  • E martë, 19 mars 2024, ora 20:00: Shfaqja e filmit maqedonas “Njeriu më i lumtur në botë” nga Teona Strugar Mitevska (2022)
  • E mërkurë 20 Mars 2024, ora 20:00: Shfaqja e filmit francez “Divertimento” nga Marie-Castille Martillon-Char (2023)
  • E enjte, 21 mars 2024, ora 20:00: Shfaqja e filmit belg “The Affections” nga regjisori Olivier Ranger (2022)
  • E premte 22 Mars 2024, ora 20:00: Mbyllja e javës së filmit me filmin grek “Eftihia” të regjisorit Angelos Francis (2019)

Të gjithë filmat janë të përkthyer në gjuhën maqedonase, ndërsa për filmat nga vendet jofrankofone ofrohet edhe përkthimi në frëngjisht.

Informacion më të detajuar rreth filmave mund të gjeni në këtë link.