Talentët e rinj do të kenë mundësi deri më 17 shtator të aplikojnë për mbështetje në realizimin e filmit të shkurtë
Të rinjtë edhe nga Maqedonia e Veriut do të mund të aplikojnë në Thirrjen European Mini-Slate Deelipment 2026, ku do të mbështeten krijuesit e rinj për realizimin e regjisë së filmit të shkurtë, transmeton Portalb.mk.
“Mbështetja do të krijojë gjithashtu mundësi për shfaqjen e talenteve të reja, duke u dhënë atyre mundësinë të realizojnë regjinë e një filmi të shkurtër me mbështetjen e bazës së fortë që ofrojnë kompanitë me përvojë në prodhim”, njoftoi Ministria e Kulturës.
Mbështetja do të jetë nga 60 mijë deri 310 mijë euro për projekt.
Përmes kësaj Thirrje, u mundësohet producentëve evropian nga vendet me kapacitet të ulët audiovizual të zgjerojnë mundësitë e tyre inovative në treg. Për këtë arsye, thirrja është e hapur për kompani nga vendet me kapacitet të ulët audiovizual.
“Mbështetje do të marrin kompanitë e pavarura evropiane të produksionit që mund të zhvillojnë një pako (slate) prej 2 deri në 3 vepra audiovizuale: filma artistikë, vepra të animuara dhe filma dokumentarë kreativë”, sqaroi Ministria, duke shtuar se “kjo synon t’u mundësojë kompanive të produksionit të zvogëlojnë rreziqet dhe të rrisin kapacitetin e tyre për të tërhequr dhe mbajtur talente”.