RMV, Sindikata e Ministrisë së Financave kërcënoi me grevë: Përgatitet rritje selektive e pagave

Shërbimeve të ministrisë përgjegjëse i është dorëzuar sot një Kontratë Kolektive, të cilës ministrit i janë dhënë disa ditë kohë për ta nënshkruar. Ata thonë se me kontratë do t’u kthehet 30% e pagës dhe do të ketë barazi në vlerësimin e punës, transmeton Portalb.mk.

“I bëjmë thirrje ministrit që ta nënshkruajë jo më vonë se të hënën, 12 shkurt 2024. I bëjmë thirrje ministrit që të mos krijojë përçarje edhe më të madhe sepse sipas informacioneve tona drejtues të caktuar në ministri po bëjnë diskriminim të madh në atë mënyrë që vetëm një pjesë e vogël e të punësuarve do të marrin shtesë rroge prej 30%. Një pjesë e caktuar 15%, dhe një pjesë e madhe e të punësuarve nuk do të marrin asgjë”, tha Bojan Tripunoski – Sekretar i Përgjithshëm i Sindikatës së SPOGJ-it.

Nëse nuk nënshkruhet kontrata kolektive, pas zgjedhjeve kanë paralajmëruar protesta dhe greva. Kërcënuan se do të ndërpresin punën, rrezikon mbylljen e thesarit që asnjë punonjës në sektorin publik të mos marrë rrogë, Byroja për Prokurime Publike të mos punojë dhe Drejtoria për Çështje Pronësore dhe Juridike të mos punojë për shpronësime për Bechtel dhe Enka.

Ministria sot nuk ka qëndrim për kërkesat dhe kërcënimet nga Sidnikata. Punonjësit e financave paraprakisht kishin paralajmëruar bllokada të institucionit dhe më pas ministri Besimi siguroi se thesari do të funksionojë dhe do të bëhen të gjitha pagesat e buxhetit.

Sindikalistët thonë se buxheti për vitin 2024 ka paraparë rritje për të gjithë 550 të punësuarit në Ministrinë e Financave, dhe të tjerët në Drejtorinë për çështje pronësore-juridike dhe në Byronë për prokurim publik.

Kujtojmë se paraprakisht grevë pati edhe në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore (FSSh) për shkak të rekomandimit të Qeverisë për uljen e pagave me 21 përqind.