RMV, po digjet bar i thatë në Kalanë e Shkupit

Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) informoi se sonte ka shpërthyer zjarr në Kalanë e Shkupit dhe se është përfshirë bar i thatë. Sipas informatave nga Qendra rajonale për Menaxhim me Kriza (QRMK) Shkup, tashmë janë duke intervenuar në shuarjen e zjarrit, njofton Portalb.

“QRML Shkup i njofton se në Kalanë e Shkupit po digjet bar i thatë. Brigada Territoriale e Zjarrfikësve e Qytetit të Shkupit është në vendin engjarjes me tre zjarrfikës dhe një automjet zjarrfikës. Nuk ka rrezik për përfshirje të objekteve”, kumtoi QMK.