Është gjetur trupi i banorit nga Shtipi që u mbyt në Liqenin e Dojranit

Qendra rajonale për Menaxhim me Kriza – Strumicë informoi se trupi i personit i cili u mbyt në Liqenin e Dojranit pasditën e sotme është gjetur, njofton Portalb.

Sipas QMK-së, hetimi ka qenë i vështirësuar për shkak të kallamishteve dhe algat e shumta në liqen, kështu që dukshmëria ka qenë shumë e dobët. Pasdite filloi të fryjë erë dhe të krijohen dallgë me ç’rast dukshmëria është zvogëluar edhe më shumë.

“Vendi i ngjarjes ka qenë afër bregut dhe ka qenë i siguruar nga pjesëtarë të MPB-së, të cilët i kanë informuar të gjithë institucionet dhe kanë kërkuar ndihmë nga njësitet speciale të zhytësve nga MPB ‘Tigrat’ që të realizojë aksion për gjetjen e trupit. Në vendin e ngjarjes janë Brigada Territoriale e Zjarrfikësve dhe SPB Gjevgjeli, ndërsa edhe pjesëtarë të policisë kufitare të cilët kanë qenë në hetim me varkë, ndërsa nga ora 16 ekipi speciak i zhytësve, me dy automjete dhe pesë persona, nga Njësiti special antiterrorist ‘Tigrat’ ka gjurmuar për gjetjen e personit të mbytur. Në gjurmim kanë qenë të të inkuadruar edhe policia kufitare Dojran me dy policë dhe një varkë dhe SP Gjevgjeli me gjashtë policë. Para përfundimit të ditës është gjetur trupi i personit të mbytur. Më saktësisht, në orën 19:15 nga ana e zhytësve special, personi ka qenë i locuar, është gjetur dhe është nxjerrë. Pason procedura e mëtejshme për rastin, përmes prokurorit publik dhe mjekut”, thonë nga QMK.

Përndryshe, ngjarja ka ndodhur kur personi ka qenë në pedonale që me siguri është përmbysaur, ndërsa ai nuk ka ditur të notojë. Tani për tani nuk ka informata se nëse ka pasur jelek sigurie.

“QMK apelon deri te qytetarët të cilët rekreohen dhe pushojnë përreth liqeneve, det ose lumenj çdoherë t’i respektojnë masat e sigurisë që janë të parapara për qëndrim në vendin konkret ose për përdorim të mjeteve lundruese dhe mjeteve tjera për rekreim, ndërsa edhe personalisht çdoherë në mënyrë parandaluese të kenë vetëdijësim për rreziqet e mundshme nëpër vendet për pushim përreth ujit”, apelojnë nga QMK.