RMV, përfundoi detyrimi ligjor për mbajtjen e pajisjeve dimërore në vetura, prej nesër fillon përdorimi i gomave verore

Në përputhje me Ligjin për Sigurinë në Trafikun Rrugor  sot përfundoi detyrimi për përdorimin e pajisjeve dimërore në automjete, i cili zgjat katër muaj dhe filloi më 15 nëntor, njofton Portalb.mk

Kjo do të thotë se nga nesër, për automjetet që qarkullojnë në territorin e Maqedonisë, nuk do të jetë më obligativ përdorimi i gomave dimërore dhe simbolin e flokut të dëborës në një mal të stilizuar me tre maja, apo përdorimi i gomave verore të shoqëruara me zinxhirë dëbore.

Sipas legjislacionit në fuqi, për mosposedimin e pajisjeve dimërore gjatë periudhës nga 15 nëntori deri më 15 mars parashihet gjobë prej 45 eurosh në kundërvlerë në denarë.