RMV, çrrënjosja e të korruptuarve, jo vetëm për të marrë milionat nga “Plani i rritjes” i BE-së

Ekspertët politik në Maqedoninë e Veriut dhe njohës të çështjeve ndërkombëtare mendojnë se pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të Bashkimit Evorpian për të luftuar korrupsionin në vend, “Pani i rritjes” nuk është i lidhur drejtpërdrejtë me këtë çështje. Ata mendojnë se po të ishte Maqedonia e Veriut apo vendet e Ballkanit Perëndimor në nivel aq të lartë të luftës kundër korrupsionit, tashmë do të ishin pjesë e Bashkimit Evropian. Megjithatë, ata shtojnë se kjo luftë, është e lidhur më tepër me sistemin gjyqësor. Por që ky sistem është joefikas dhe gjithmonë kritikat e BE-së adresohen ndaj këtij pushteti, por edhe ndaj politikës, e cila nuk duhet të përzihet në punët e këtij sistemi, transmeton Portalb.mk.

Ish-ambasaori Nano Ruzhin, thotë se po bëhen disa përpjekje, qoftë në Mal të Zi, qoftë te ne, Shqipëria, Kosovë, Shqipërië, por edhe Bosnjë. Por megjithatë i gjithë sistemi është jofunksional, pasi edhe po të zbulohet korrupsoni i rastësishëm, atëherë Gjykata që shqipton dënimet, nuk funksionon dhe prandaj çështja është sistemore, jo vetëm korrupsion dhe kaq.

“Çështja tjetër e nivelit të lartë, nivel i lartë nuk e di për çfarë nënkuptohet, por është fakt se korrupsioni fillon nga nivelet e larta të njësive lokale, komunave e deri te përfaqësuesit më të lartë të pushtetit ligjvënës dhe gjyqësor. Dhe mendoj se këtu jemi shumë të dobët dhe jo rastësisht BE-ja na përsërit dhe në çdo raport dhe në çdo ngjarje më serioze se duhet të jemi më efikas në luftën kundër korrupsionit”, thotë Ruzhin.

Nano Ruzhin. Foto nga profili i tij në Facebook
Nano Ruzhin. Foto nga profili i tij në Facebook

Lidhur me pyetjen, a rrezikohen paratë e Planit të rritjes, ai mendon se kjo është krejt çështje tjetër, por sidoqoftë nëse nuk jemi efikas në luftën kundër korrupsionit BE-ja në mënyrë të caktuar i  dënon vendet që zvarriten në këtë drejtim.

“Ajo (BE-ja) e bën me zvarritjen e e procesit të qasjes në BE, apo me devijimin e financave ose lista të zeza e kështu me radhë. Kjo është tashmë çështje e pasojave të korrupsionit. Lufta kundër korrupsionit duhet të udhëhiqet në vet themelet e saj, përkatësisht në vetë shoqërinë. Fakt është se ne si popull, këtu mendoj për të gjithë popujt e Ballkanit Perëndimor, anojmë kah bakshishi, kah korrupsionit, por kjo që po ndodh tani është e pateloreueshme dhe prandaj është e patjetërsueshme një pushtet më efikas gjyqësor dhe luftë më efikase kundër korrupsionit”, shton Ruzhin.

Lidhur me Planin e rritjes, njëjtë mendon edhe analisti Albert Musliu, i cili nuk beson se gjendja e gjyqësorit apo mosefikasiteti në luftimin e korrupsionit në këtë Plan. Ai thotë se po ta kishim situatën ideale lidhur me korrupsionin ne do të ishim anëtare, por ne kemi punë për të bërë.

“Lufta kundër korrupsionit nuk është një lineare, te merrni dy-tre vendime dhe te rregullohet. Është çështje e gjyqësorit, politikës dhe gatishmërisë së politikës të mos përzihet në gjyqësor. Është çështje e mentalitetit, edhe vete popullatës. Pasi nuk mund te keni korrupsion gjithëpërfshirës nëse atë nuk e përmban edhe një pjesë e popullatës, se dikush e bën atë korrupsion. Dhe është çështja ligjore, d.m.th. ka ma shumë komponenta që e përbëjnë atë luftë kundër korrupsionit në raportin e KE-së”, thotë Musliu.

Albert Musliu. Foto: Printscreen nga Studio 10, TV24
Albert Musliu. Foto: Printscreen nga Studio 10, TV24

Musliu midis tyre përmend katër komponentë:

  • Një është gatishmëria e shteteve t’ thithin ato fonde. Nuk bëhen vetëm me kërkesë, na i lëshoni t’i harxhojmë ne si duam. Dmth është gatishmëria e shteteve të aplikojnë për ato.
  • E dyta është kapaciteti i Maqedonisë për t’i absorbuar ato, prandaj duhet kapaciteti njerëzor. Ne p.sh. para 10 vjetëve, kapacitetin për shfrytëzimin e atyre fondeve e kemi pas minimal.
  • E treta është niveli i korrupsionit. Korrupsioni, kur bëhet fjalë për projekte konkrete, nuk është gjë abstrakte. Nëse ju kërkoni p.sh. Ministria e Transportit, për ndonjë projekt infrastrukturor, formohen njësi projektuese, kontrollohet kapaciteti i tyre, eventualisht keqpërdorimi. Unioni Evropian ka edhe institucione, të cilat e kontrollojnë keqpërdorimin eventual dhe ka padi penale për atë punë.
  • Dhe e katra është prapë çështja e gjyqësorit.

“Nuk besoj se do të ndikojë në këtë fazë ajo se Gjendja e jurisprudencës në Maqedoni, nivelit të korrpsionit tash dhe kur të anëtarësohemi normalisht normalisht se është e ndryshme. Ne nuk jemi anëtare e UE. Ta kishim situatën ideale ne do të ishim anëtare, por ne kemi punë për të bërë. Por ajo nuk duhet të ngatërrohet me hapjen e kapitujve. Hapja e kapitujve është e kushtëzuar me ndryshimet kushtetuese, jo me nivelin e korrupsionit, qeverisjen e mirë ose qeverisjen e të drejtës. Ato janë çështje qe duhet të përmbushen, përmbyllen pas hapjes së kapitujve, por askush neve nuk na ndalon t’i përmirësojmë ato edhe tash”, përfundon Musliu.

Qeveria e Maqedonisë, më 26 mars vendosi që institucionet kompetente të finalizojnë projekt – agjendën reformuese 2024-2027, e cila mandej do të dërgohet te Komisioni Evropian.

Kujtojmë se ekspertët, deklaratën e përbashkët e liderëve të Ballkanit Perëndimor që u miratua më 29 shkurt 2024 në Konferencën BE-Ballkani Perëndimor, e vlerësuan si vendosmëri të shteteve të rajonit për të hyrë në një treg të përbashkët. Takimet janë të shpeshta përkundër asaj që pritej. Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor mbetet një sfidë nëse rritja do të jetë e mundshme deri në vitin 2030. Gjithashtu u vlerësua se zbatimi i tij mund të ngecë nga qeveritë rajonale, si pasojë e problemeve historike, që mund të jenë faktor për ngadalësimin e bashkëpunimit.

Liderët nga Ballkani Perëndimor u obliguan në Deklaratë për të filluar një dialog të strukturuar, së bashku me Komisionin Evropian dhe vendet anëtare të BE-së, me qëllim të zbatimit të Planit të rritjes, në një mënyrë që do të sjellë përfitime individuale dhe mund të nxisë prosperitetin rajonal dhe afrimin socio-ekonomik me BE-në.

Në deklaratë  vlerësohet se Plani i rritjes për Ballkanin Perëndimor paraqet një mundësi të shkëlqyer për avancimin e integrimit të rajonit në tregun e vetëm, si dhe në mekanizmat dhe instrumentet e BE-së, derisa përshpejtohen reformat në fushat strategjike dhe thelbësore, duke përfshirë edhe ato që kanë të bëjnë me sundimin e të drejtës dhe të drejtave themelore.

Plani i ri për rritje ekonomike në vendet e Ballkanit Perëndimor u miratua nga Komisioni Evropian me 8 nëntor 2023, i njëjti bazohet në katër shtylla. E para, forcimi i integrimit ekonomik në tregun unik të BE-së. E dyta, forcimi i integrimit ekonomik brenda Ballkanit Perëndimor përmes tregut të përbashkët rajonal. E treta, përshpejtimi i reformave fundamentale. E katërta, rritja e asistencës financiare për të ndihmuar reformat.