Lypja është krim i organizuar në RMV, aktivistët me thirrje për ndërgjegjësim: mos u jepet lëmoshë fëmijëve në rrugë

Muaji i shenjtë i Ramazanit ka bërë që rrugët e Strugës të vërshohen nga turma lypsesh, kryesisht fëmijë, të cilët i zgjasin dorën për lëmoshë çdo qytetari në qendër të qytetit. Në fakt ky fenomen nuk është diçka  re, Struga në periudha të caktuara si gjatë verës apo periudhës të festave të fund vitit mbushet me lypës nga qytetet tjera. Përderisa institucionet shtetërore duket se janë të paafta në parandalimin e këtij fenomeni, numri i lypësve shtohet në mënyrë shqetësues në mbarë vendin. Aktivistët alarmojnë se në RMV shfrytëzohen mbi 18 mijë fëmijë për lypje, madje dhe për shërbime seksuale, ndërkohë ky “biznes” kriminal gjeneron 14 milion euro në vit, shkruan Portalb.mk.

Përderisa për qytetarët është bërë normale që në çdo dy hapa tju zgjatet një dorë e vogël që kërkon lëmosh për institucionet shtetërore është i pamundur jo vetëm zhdukja në tërësi e këtij fenomeni të shëmtuar por edhe zvogëlimi i numrit të atyre që lypin. Gjatë sezonit veror, festave të fundvitit apo Ramazanit rrugët e qytetit të Strugës vërshohen nga një numër i madh lysësh, kryesisht gra e fëmijë, ndërkohë është mjaftë interesante dhe paradoksale se si ky fenomen i shëmtuar mundet të kontrollohet dhe menaxhohet në Ohër, qytet që është vetëm 12 km larg Strugës.

Teksa ju ofron lëmosh dhe këmben disa fjalë ajo që mundesh të mësosh është se këto persona kanë ardhur në Strugë nga qytete tjera të vendit, kryesisht ata thonë se janë nga Shtipi, Manastiri dhe Prilepi. Nëse fëmijëve ju ofron tu blesh ushqim ato refuzojnë me çdo kusht kërkojnë tju japësh para. Nuk të duhet ndonjë investigim i madh për të kuptuar se si këto fëmijë keqpërdoren nga prindërit apo tutorët e tyre të cilët i nxjerrin në rrugë dhe i mbikqyrin nga pak më larg. Edhe pse të drejtat e fëmijëve në RMV janë të përcaktuara me Ligj dhe Kushtetetutë, me sa duket ata që i shfrytëzojnë këto fëmijë janë mbi Kushtetutën. Dispozita themelore e Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve thotë:

Neni 1
Me kete ligj rregullohet sistemi dhe organizimi i mbrojtjes së femijeve.
Neni 2
(1) Mbrojtja e femijeve eshte veprimtari e organizuar ebazuar në të drejtat e femijeve, si dhe në të drejtat dhe obligimet e prinderve për planifikimin e familjes dhe të shtetit dhe të njesive të vetadministrimit lokal për udheheqjen e politikes populluese humane.
(2) Mbrojtja e femijeve realizohet me sigurimin e kushteve dhe nivelit të standardit jetesor që korrespodon me zhvillimin fizik, mental, emocional, moral dhe social të femijeve.
(3) Shteti, si dhe njesite e vetadministrimit lokal kujdesen për dhenien e ndihmes adekuate materiale prinderve për mbajtjen, ngritjen, kujdesin dhe mbrojtjen e femijevedhe organizimin dhe sigurimin e zhvillimit të institucioneve dhe sherbimeve për mbrojtjen e femijeve.

Nga viti 2022 ka pasur 100 kallëzime penale në polici

Redaksia e Portalb.mk u drejtua deri te Njësia për Punë të Brendshme në Strugë me pyetjet se çfarë masash merr ky institucion për parandalimin e lypjes së organizuar dhe keqpërdorimit të fëmijëve dhe çfarë e vështirëson punë e tyre në zhdukjen e këtij fenomeni.

Nga atje u përgjigjën se tek ata janë paraqitur disa kallëzime që i kanë procesuuar dhe atë tetë kallëzime për tetë kryerës së veprës penale “lypje” deri më 15 mars 2024.

Gjatë vitit 2023 në polici ka pasur 55 kallëzime për 55 kryerës së veprës penale, ndërkaq gjatë vitit 2023 në polici ka pasur 37 kallëzime për 37 kryerës së veprës penale.

Lypja, krim i organizuar në Maqedoninë e Veriut, po keqpërdoren 18 700 fëmijë 

Fakt është se fenomeni i lypjes është shqetësues në mbarë vendin. Bëhet fjalë për rrjet të organizuar kriminal që shfrytëzojnë gratë dhe fëmijët për lypje. Duke pasur ndikimin emocional që ky fenomen ka tek njerëzit, aktivistët thonë se është një biznes shumë fitim prurës. Fëmijët janë të shpërndarë rrugëve në çdo qytet të vendit, vetëm në qytetin e Shkupit janë mbi 2000 të tillë. Sipas hulumtimit të Organizatës “Ndërtojmë Ardhmërinë” fëmijë të moshave të ndryshme janë të organizuar dhe keqpërdoren nga tutorët të cilët përfitojnë 3000 denarë në ditë nga një lypsar ndërsa nga vetëm 2000 lypsarë të Shkupit përfitojnë mbi 6 milionë denarë në bazë ditore. Sipas të dhënave që ka siguruar Organizata “Ndërtojmë Ardhmërinë” këto fëmijë keqpërdorën edhe për shërbime seksuale dhe shërbime të tjera përderisa tutorët e tyre bëjnë jetë luksoze.

Ilija Jovanoviq - kryetar i shoqatës "Ndërtojmë Ardhmërinë" / Burimi i fotografisë: Facebook
Ilija Jovanoviq – kryetar i shoqatës “Ndërtojmë Ardhmërinë” / Burimi i fotografisë: Facebook

“Kjo është një mafie e organizuar dhe në nivel vjetor fitojnë 14 milionë euro, nuk e dimë ku përfundojnë këto para, por kam informacion që ata organizatorë bëjnë jetë luksoze. Të gjithë këto fëmijë janë jashtë sistemit arsimor ktëu në vendin tonë. Hulumtimi jonë tregon se mbbi 2 000 fëmijë janë në gjendje shumë të keqe shëndetsore ndërsa rreth 15000 fëmijë janë fantom, pra ata nuk kanë asnjë lloj dokument identifikimi. Këto fëmijë në shumë raste janë të ekspozuar në përdorimin e lëndëve narkotike ndërkohë ka shumë raste që vajza minorene shfrytëzohen dhe seksualisht për përfim monetar prej 6000 denarësh. Ka më shumë se 3 vite që kam filluar një projekt për ti larguar nga rruga sidomos fëmijët. Projekti ka avancuar shumë, momentalisht janë kyçur edhe Ministria për punë dhe politika sociale, Ministria për punë të brendshme”, deklaroi për Portalb.mk Ilija Jovanoviq – kryetar i shoqatës “Ndërtojmë ardhmërinë”.

Ilija Jankoviq shton se nëse nuk do të ishte për mediat në vendin tonë kjo iniciativë e tij edhe pas dy vitesh do të ishte e heshtur dhe institucionet do të vazhdonin gjumin. Jankoviq kërkon të bëhen ndryshme ligjore dhe personat që keqpërdorin fëmijët për lypje dhe tjera fenomene të shëmtura të dënohen me burg jo më pak se 40 vite. Jankoviq ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të vetëdijësohen dhe të mos ju japin para fëmijëve në rrugë, sepse në këtë mënyrë ata nuk i ndihmojnë ato fëmijë por i bëjnë të varur nga rruga përderisa paratë përfundojnë në xhepat e atyre që i keqpërdorin.

“Megjashi”: Fëmijët e ekspozuar në rrugë janë dhe pre e shfrytëzimit seksual dhe trafikimit të organeve

Keqpërdorimi i fëmijëve për lypje dhe ekspozimi i tyre në rrugë përbën shqetësim të madh dhe për Ambasadën e Fëmijëve “Megjashi”, nga ky theksojnë se ky fenomen është shumë i thellë dhe i rrezikshëm. Nga ky institucion thonë për Portalb.mk se lypja shpesh mundet të jetë fatale për këto fëmijë të cilët shumë lehtë mundet të përfundojnë në tregun e zi, që nënkupton që kjo kategori mundet të detyrohet të lyp jashtë vendit ndërkohë që ekziston mundësia e shfrytëzimit seksual dhe dhe kyçjes së tyre në prostitucion. Lista e shqetësimeve vazhdon me faktin se këto fëmijë shumë lehtë madje mundet të përfundojnë në duart e trafikateve të shitjes së organeve.

“Megjasi, si organizatë që mbron fëmijët, ka bërë hulumtime për të drejtat e fëmijëve të rrugës në territorin e qytetit të Shkupit. Sipas Analizës së situatës me fëmijët në rrugë (qershor – shtator 2022), u vu re se fëmijët që vijnë nga familje të varfra, familje me status të ulët social dhe familje në rrezik social janë më shpesh viktima të shfrytëzimit të punës së fëmijëve, lypja, trafikimit me njerëz si dhe shfrytëzimi seksual i tyre“, deklarojnë nga Ambasada e fëmijëve “Megjashi”.

Nga “Megjashi” theksojnë se fenomeni i shfrytëzimit të fëmijëve lidhet me nivelin e lartë të varfërisë në vend dhe mungesën e një sistemi të mirfilltë edukativo-arsmior. Sipas tyre duke punësuar të paktën një anëtar të familjeve në rrezik social, duke siguruar një çati mbi kokë dhe përfshirjen e hershme të fëmijëve në kopshte, mundet të ndryshohet realiteti aktual dhe të zvogëlohet rreziku i abuzimit të fëmijëve.

“Edhe pse në vitin 2002, Maqedonia ratifikoi Konventën nr. 182 për parandalimin urgjent të formave më të këqija të shfrytëzimit të fëmijëve, situata nuk është parandaluar, përkundrazi ky fenomen është shumë alarmante dhe lidhet drejtpërdrejt me varfërinë dhe mospërfshirjen e fëmijëve në një proces të rregullt arsimor. Të gjitha politikat dhe mekanizmat për parandalimin dhe shtypjen e keqpërdorimit të fëmijëve duhet të miratohen dhe zbatohen sipas interesit më të mirë të fëmijës, dhe pjesëmarrja e fëmijëve duhet të jetë pjesë integrale e tyre. E drejta e fëmijëve për t’u arsimuar është e drejta parësore e çdo njeriu. Ky është një faktor veçanërisht i rëndësishëm për të ardhmen e fëmijëve të rrugës. Nëse shteti siguron arsim të detyrueshëm falas dhe cilësor për çdo fëmijë, Maqedonia do të mund të thyejë rrethin vicioz të analfabetizmit dhe varfërisë, por edhe të merret me parandalimin e shfrytëzimit dhe abuzimit të fëmijëve. Fatkeqësisht, fëmijët e rrugës jo vetëm që nuk i kanë këto të drejta, por përveç kësaj këta fëmijë ndodhen shpesh në një situatë ku janë të ekspozuar ndaj ndërhyrjeve të policisë, sulmeve nga qytetarët e rritur por edhe nga fëmijët, madje edhe pas ndërhyrjes së autoriteteve, një numër i madh numri i tyre nëse nuk marrin mbështetjen e duhur (që shpesh ndodh), ata kthehen në jetë dhe punojnë në rrugë”, thonë nga Ambasada e fëmijëve “Megjashi”.

Ambasada e parë e fëmijëve në botë “Megjashi”, e cila ka përfaqësi dhe në Shkup, posedon një linjë telefonike për paraqitjen e të gjitha formave të keqpërdorimit apo shfrytëzimit të fëmijëve në vend. Pas çdo raportimi ato drejtohen tek institucionet kompetente duke kërkuar që të marrin masat e duhura për largimin e fëmijëve nga rruga dhe mbrojtjen e tyre.

Alo Bushavko - linjë telefonike për fëmijë dhe të rritur / Burimi: Faqja zyrtare e linjës në Facebook
Alo Bushavko – linjë telefonike për fëmijë dhe të rritur / Burimi: Faqja zyrtare e linjës në Facebook