RMV, padi për policin që pa autorizim ka kryer dhunë fizike ndaj një qytetari

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal në Prokurori ndaj një polici për dhunë të paautorizuar ndaj një qytetari në nëntorin e vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Kallëzim penal ndaj A.B., punonjës i policisë pranë SPB Manastir, për shkak ekzistimit të dyshimeve se ka kryer vepër penale “maltretim gjatë kryerjes së punës” në bazë të nenit 143 nga Kodi Penal”, njoftoi Policia.

Raportohet që i dyshuar më 8 nëntor të vitit të kaluar, pa autorizim ka përdorur dhunë fizikë ndaj D.D., duke i shkaktuar edhe lëndime të rënda trupore.

Reparti për kontroll të brendshme ka propozuar edhe masa disiplinore ndaj të dyshuarit, duke vendosur edhe pezullim nga vendi i punës deri në mbylljen e procesit.