RMV, padi ndaj shtatë personave për keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe punë të pakujdesshme në shfrytëzimin e hapësirave sportive

Policia ka ngritur kallëzim penal ndaj pesë personave për “keqpërdorimin e pozitës dhe autoritetit zyrtar”, ndërsa ndaj dy personave për “punë të pakujdesshme në detyrë”, transmeton Portalb.mk.

Padi deri të Prokuroria Themelore Publike Shkup është ngritur ndaj pesë shkupjanëve, 55 vjeçarit D.D., 32 vjeçarit M.G., 64 vjeçarit M.M., 58 vjeçarit K.V. dhe 29 vjeçarit A.D.

Dy shkupjanët tjerë, 60 vjeçari Z.I. dhe 51 vjeçari B.B. dyshohen për kryerjen e punëve zyrtare në mënyrë të pakujdesshme.

Ata dyshohet për keqpërdorimet që kanë bërë me vetëdije gjatë shfrytëzimit të hapësirave sportive, përkundër asaj se nuk kanë vendim për kryerjen e aktiviteteve të tilla nga Agjenci për Rini dhe Sport. Ndërkoha ata kanë vazhduar të grumbullojnë mjete financiare nga shfrytëzimi i këtyre hapësirave.

Pishina Olimpike e Shkupit është hapësira e cila theksohet se është keqpërdorur nga personat ndaj të cilëve është ngritur padi.

Policia sqaroi që dëmi financiare që i është shkaktuar buxhetit të shtetit, do të përcaktohet në periudhën e ardhshme me urdhër të Prokurorisë.